Regjistrohet viktima e parë nga ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë
Operacionet plastike gjithnjë e më shumë tërheqin vëmendjen e njerëzve në të gjithë botën qofshin me rezultate të kënaqshme, qofshin edhe me përfundime jo të mira.
Operacionet plastike gjithnjë e më shumë tërheqin vëmendjen e njerëzve në të gjithë botën qofshin me rezultate të kënaqshme, qofshin edhe me përfundime jo të mira.
Isabelle Dinoire është personi i parë në botë e cila iu nënshtrua transplantit të fytyrës por që fatkeqësisht ka humbur jetën.
Dinoire ishte 49 vjeç dhe u operua për herë të parë në vitin 2005 në Francë ku iu nënshtrua ndërhyrjes për të riparuar fytyrën pasi kishte pësuar lëndime të rënda të shkaktuar nga qeni i saj.
Në fakt 49-vjeçarja humbi jetën në 22 prill por lajmi u mbajt sekret dhe u bë publik dy ditë më parë nga spitali Amiens me arsyen e ruajtjes së privatësisë.
Në maj të 2005 Isabelle kishte marrë disa pilula për të fjetur gjumë. Gjatë natës qeni i saj kish tentuar ta zgjonte duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Më pas 49-vjeçarja e trullosur nga ilaçet ishte shprehur se ishte zgjuar e mbuluar nga gjaku pa e kuptuar sesa rëndë paraqitej situata.
Ndërsa një tjetër version por që u mohua nga mjekët ishte se Dinoire ishte përpjekur të vetëvritej duke marrë doza të mëdha ilaçesh. Pasi iu nënshtrua kurave të para mjekët i propozuan që të bënte një ndërhyrje me qëllimin për të rindërtuar fytyrën.
Ndërhyrja e parë u bë në 27 nëntor 2005. Hunda dhe goja e një donatoreje iu aplikua pacientes. Një vit më vonë mjekët dhe Dinoire mbajtën një konferencë për shtyp për të bërë publike arritjet duke përfshirë edhe aftësinë e pacientes për të lëvizur buzët.
Edhe Dinoire u shpreh se ndihej rehat me fytyrën e re. Për shkak të dy episodeve të refuzimit, Dinoire iu dhanë ilace për të kundërshtuar reagimin e trupit të saj.
Edhe pse mori medikamente dimrin e shkuar Dinoire pësoi një paralizë në një pjesë të buzëve. Trajtimet intensive çuan në zhvillimin e dy tumoreve.