Regjistroi biznes në emër të kunatit dhe i dha 12 tendera në 14 muaj me vlerë 2.7 mln lekë, SPAK përfundon hetimet për përgjegjësin e Logjistikës te ‘313-ta’

Regjistroi biznes në emër të kunatit dhe i dha 12 tendera në 14 muaj me vlerë 2.7 mln lekë, SPAK përfundon hetimet për përgjegjësin e Logjistikës te ‘313-ta’

Foto ilustruese

TIRANË- Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, Florin Ahmetajn, përgjegjës i sektorit të Logjistrikës te burgu 311-ta me akuzën “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Report Tv mëson se Ahmetajn kishte krijuar një biznes dhe e kishte regjistruar në emrin e kunatit të tij. Pas kësaj, duke përfituar nga pozicioni i tij si shef i Logjistikës, por edhe si anëtar i Komisionit të Prokurimit për Blerje të Vogla i ka dhënë “vetes” 12 tendera. Pra në një hark kohor prej 14 muaj, ai ka përfituar një shumë prej rreth 2,7 milion lekë (të reja).

Ahmetaj aktualisht ndodhet në burg për skemën korruptive po në këtë burg, ku së bashku me ish-kreun e burgut ‘Jordan Misja” Eduart Strugajn, ka marrë para për të firmosur kontratë qiraje për makinetat e kafes.

"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.89/1 të vitit 2020. Në përfundim të hetimeve paraprake është marrë i pandehur dhe është dërguar për gjykim me masë sigurie personale “arrest në burg”, i pandehuri:

Florin Ahmetaj (Përgjegjës i Sektorit të Logjistikës në IEVP – në “Jordan Misja”, Tiranë), akuzuar për veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal kanë evidentuar faktin se: I pandehuri Florin Ahmetaj, në cilësinë e Përgjegjësit të Sektorit të Logjistikës në IEVP – në “Jordan Misja”, Tiranë dhe anëtar i Komisionit të Prokurimit për Blerje të Vogla në këtë IEVP, ka krijuar në datën 28.01.2019 një person tregëtar fizik, të cilin e ka regjistruar në emër të kunatit të tij. Pas regjistrimit të personit fizik, duke përfituar nga pozita e tij si Shef i Sektorit të Logjistikës në IEVP – në “Jordan Misja” dhe anëtar i Komisionit të Prokurimit për Blerje të Vogla, bën të mundur që në mënyrë të kundraligjshme personi fizik të përfitojë kontrata në disa procedura prokurimi dhe blerje pranë IEVP “Jordan Misja”. Megjithëse një subjekt tregëtar i ri dhe pa eksperiencë, brenda një periudhe 14 mujore subjekti tregëtar, person fizik, ka fituar 12 procedura prokurimi dhe blerje, me vlerë rreth 2,7 milion lekë (të reja), të organizuara nga ana e IEVP “Jordan Misja”, Tiranë", thuhet në njoftim. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje