KALIFORNI - Gjykata e Kalifornisë ka dënuar me një vit heqje lirie regjizorin e filmit “Innocence of Muslims”, 55 vjeçarin Mark Basseley Youssef, me akuzën se ka shkelur kushtet e vendosura prej dënimit të vitit 2010 për mashtrim bankar.
Youssef ka pranuar katër prej tetë shkeljeve të cilat i ngarkohen, ndër të cilat edhe ajo e falsifikimit të patentës në Kaliforni.
Asnjë prej akuzave nuk ka të bëjë me përmbajtjen e filmit, i cili ngriti gjith botën arabe në revolta pak muaj më parë, të cilët e cilësuan si blasfemi.
Lëvizjet që shkaktoi filmi sollën tërëthorazi ndër të tjera në vrasjen, më 11 shtatorë, të ambasadorit Amerikan në Libi, Chris Stevens dhe tre bashkëpunëtorët e tij, si dhe një sërë viktimash të tjera në vendet arabe gjatë përplasjeve midis forcave të rendit dhe manifestuesve.
(bi.ka/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com