TIRANE- Grada diplomatike nga “Atashe” në “Këshilltar” përfitohet sipas parashikimeve të ligjit “Për shërbimin e jashtëm”. Grada diplomatike personale “Këshilltar” përfitohet pas kalimit me sukses të testimit, i cili zhvillohet nga Komisioni i Karrierës Diplomatike.
Grada diplomatike personale “Ministër Këshilltar” dhe “Ministër Fuqiplotë”, përfitohet nga diplomati i cili ka pasur të paktën dy vjet eksperiencë në poste drejtuese për secilën gradë, si dhe ka shërbyer në misionet diplomatike apo postet konsullore. “Post drejtues” nënkupton: Drejtor i Drejtorisë, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme, Sekretar i Përgjithshëm; apo Kreu i misionit diplomatik ose postit konsullor, i ngarkuar me punë.
/Shqiptarja.com