TIRANE - Lulishte, pemë e stola për tu çlodhur e kanë transformuar lagjen pranë Pallatit me Shigjeta. E këtë herë janë vetë banorët që kanë kontribuar, duke u mbështetur edhe nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me "Co-Plan".

Ky është një nga ata shembuj që qytetarët nuk presin vetëm nga institucionet perkatëse, por investojnë vet për permirësimin e hapësirës publike ku ata jetojnë.

Prej tre vitesh Bashkia e Tiranës po zbaton projektin “Aktivizma Urbane për Demokraci Qytetare”, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet, rikualifikimin urban të blloqeve të banimit me përfshirjen edhe të qytetarve. 

Rehabilitimi i hapësirës pranë zonës të njohur si Pallati me Shigjeta, është projekti i parë i përfunduar. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo pa nga afër punën e bërë nga qytetarët dhe deklaroi se në fokus të këtij projekti është gjelbërimi dhe sistemimi i hapësirave publike në lagjet e qytetit. 

Bozdo tha se ky projekt do të shtrihet edhe në hapësira të tjera të Tiranës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)