Rehabilitimi i ‘mozaikut të Tiranës’ nisin shpronësimet! Vendimi për kompensim, në 3 muaj do jepen 9.3 mln lekë

“Brenda tre muajsh pronarët e pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga realizimi i projektit arkitektonik “Mozaiku i Tiranës”  do të shpronësohen dhe kompensohen në vlerë të plotë plotë sipas masës përkatëse, pasi vendimi është publikuar tashmë në fletoren zyrtare.”

Që në fillim të Prillit me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur emrat e pronarëve për shpronësim, që preken nga projekti i “Mozaikut të Tiranës” por vetëm në gusht me anë të vendimit të qeverisë nr 564 i miratuar në 29 korrik të këtij viti është bërë i mundur botimi në fletoren zyrtare. Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin përkatës për likuidim pranë Ministrisë së Kulturës.

“Vlera e shpërblimit për pronarët që shpronësohen është 9 348 835.54 dhe përballohet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin 2022.”

Plani Afatmesëm i Veprimit i shtrirë në vitet 2019-2022, për rivitalizimin e Mozaikut të Tiranë synon kthimin e këtij objekti në një pikë të re referimi të kulturës për vizitorët vendas e të huaj dhe në një nxitës të zhvillimit ekonomik lokal. Nevoja për kryerjen e gërmimeve arkeologjike lind pasi zona ka potencial të lartë që duhet zbuluar dhe evidentuar. Por edhe sondazhet e realizuara jashtë rrethimit të Mozaikut, si dhe gërmimet e vitit 2008 brenda rrethimit të papërfunduara janë një tjetër shtysë për rifillimin e punës.

Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paradoksi: 14/08/2022 22:42

    Mbasi e mbushe me Pallate rreth e rrotull..??!. Mozaiku asht djepi i Tiranës Antike, që nga epoka romake,Kisha PaleoKristjane...!!

    Përgjigju
    • Wtf: 14/08/2022 22:59

      Ik mer malok, u bone ti me i dhone men Tironsve!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja