Taulant Balla ka inspektuar punimet që po kryhet për rehabilitimin e Kanalit vaditës të Rrinës në Librazhd. Investimet në bujqësi vijojnë për të lehtësuar punën e fermerëve në zonat e Librazhdit në prag të sezonit të vaditjes. Ky kanal mbulon vaditjen e rreth 1400 ha tokë bujqësore në disa fshatra të Librazhdit.
Balla tha se ky është një kanal që mbulon disa fshatra dhe natyrshëm që investimi në këtë kanal ka qenë një domosdoshmëri.
“Me përfundimin e punimeve të këtij kanali ne përmbyllim një prej investimeve më të rëndësishme në rrjetin e kanaleve vaditëse. Ky kanal mbulon vaditjen e rreth 1400 ha tokë bujqësore në disa fshatra të Librazhdit”, tha Balla.