Rehabilitohet ambulanca e Lusenit në Kukës, Manastirliu: 92 qendra shëndetësore do të furnizohen me barnat e urgjencës ( VIDEO )

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar këtë të hënë ambulancën e zonës së thellë të Lusenit në Kukës, për të parë më nga afër rehabilitimin e plotë dhe pajisjen e saj me standarte bashkëkohore. Në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, Manastirliu garantoi se është siguruar edhe furnizimi me barnat e urgjencës për 92 qendra shëndetësore dhe pika ambulancash që rrezikojnë bllokimin gjatë dimrit, nga veriu në jug.

“Kujdesi parësor është në qendër të vëmendjes sonë ndaj po investojmë jo vetëm në qytet por edhe në fshat, për ambulanca të rehabilituara e me pajisje të reja, në kuadër të programit të rehabilitmit të 300 qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.

Ndaj ndryshimit të kushteve të shërbimit në ambulancën e Lusenit, personeli shëndetësor dhe banorët e zonës u shprehën se investimi ka ndryshuar tërësisht kushtet e shërbimit. 

Pika e ambulancës së Lusenit në Kukës është një prej 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave që do të rehabilitohen brenda vitit me fondet e buxhetit të shtetit. “Me buxhetin e vitit të ardhshëm rehabilitojmë 100 qendra të tjera shëndetësore dhe pika ambulancash për të ofruar shërbim shëndetësor me cilësi, sa më afër vendbanimit të qytetarëve, kudo ku ata ndodhen”, bëri të ditur më tej Manastirliu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ministri Hasani: Thellësisht i tronditur nga ky lajm! Zemrat tona pranë familjeve dhe popullit gjerman

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ministri Hasani: Thellësisht i tronditur nga ky lajm! Zemrat tona pranë familjeve dhe popullit gjerman