BRUKSEL - Komisioneri europian i çështjeve ekonomike dhe financiare, Olli Rehn, nuk e përjashton mundësinë që Greqia të nevojitet edhe një progam të tretë mbështetjeje, por kreditorët ndërkombëtarë të vendit po shqyrtojnë edhe mundësi të tjera për të vazhduar programin, sipas gazetës finlandeze Helsingin Sanomat, që publikon deklarata të komisionerit.
Pas vlerësimit të ecurisë të programit të mbështetjes për Greqinë, që do të bëhet nga ana e trojkës në vjeshtë, “atëherë do të rishqyrtojmë mënyrat e mundshme për vazhdimon dhe financimin e programit të mbështetjes së Greqisë.
Për shembull, qëndrueshmëria e borxhit mund të përmirësohet me shtimin e kohës së shlyerjes, ka deklaruar Rehn, sipas gazetës finlandeze.
Sipas komisionerit, çështja më e rëndësishme është aftësia e Greqisë për të zbatuar reformat që kërkohen në kuadër të programit aktual të mbështetjes, si dhe aftësia për të siguruar suficit primar.
Nga ana tjetër ministri gjerman i ekonomisë, Schaube ka deklaruar se Greqia do të ketë nevojë për një pakete tjetër ndihme shumë shpejt, pavarësisht suficitit primar, të cilin konstaton në ekonominë e saj.
Sipas ministrit gjerman, i cili ka deklaruar në agjencinë Reuters, se kreditorët ndërkombëtare shumë shpejt duhet t’i ofrojnë qeverisë greke një paketë të tretë ndihme finaciare. Ministri gjerman ka përsëritur qëndrimin gjerman se nuk do të ketë një tjetër “prerje” të borxhit të jashtëm të Greqisë.
Schauble kishte deklaruar në të kaluarën se kreditorët e jashtëm mund të shqyrtojnë mundësinë e një pakete të re ndihme për Greqinë, pasi ne fund të vitit 2014 programi aktual i ndihmës përfundon, por deri më sot ai nuk e kishte paraqitur mundësinë e kësaj pakete si të pashmangshme.
Ndërkohë në Athinë ka ardhur të mërkurën zyrtari i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Joerg Asmussen, për bisedime lidhur me reformat në Greqi, por edhe zhvillimet në Eurozonë.
Asmussen do të takohet me ministrin e financave Janis Sturnaras dhe me presidentin e Bankës Kombëtare, Jorgos Zanias. Ai do të takohet gjithashtu me guvernatorin e bankës qendrore të Greqisë Jorgos Provopulos, por edhe me përfaqësues të biznesit.
Sipas burimeve nga ministria e financave, vizita në Greqi e anëtarit të bordit drejtues të BQE, është shumë e rëndësishme dhe realizohet në momentin që po intensifikohen skenarët për një paketë të re ndihme ndaj Greqisë.
Sa i përket çështjes së diskutueshme të një reduktimi të ri të borxhit grek, Asmussen është shprehur kundër, duke thënë se Greqia duhet më së pari të merret me reformat e nevojshme. Gjithashtu ai ka deklaruar se Greqia duhet të vazhdojë thellimin e reformave.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com