Reja 1 vit në Tiranë, Veliaj: Priti
150 aktivitete me zero lekë

Reja 1 vit në Tiranë, Veliaj: Priti<br />150 aktivitete me zero lekë
Këngët polifonike të kënduara nga grupi i Çamërisë mbrëmjen e së shtunës kanë çelur festivalin “Cloud Fest” teK Reja.
 
Interpretimet e varianteve të ndryshme nga të gjitha trevat e Labërisë kanë qenë të larmishme dhe kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë.
 
I pranishëm në çeljen e këtij festivali ishte dhe kryetari i bashkisë Erjon Veliaj.Instalacioni artistik i Fujimotos, i vendosur përballë Galerisë Kombëtare të Arteve feston 1-vjetorin e mbërritjes në  Shqipëri.
 
Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj tha se festivali i dedikohet këtij një vjetori. Pavarësisht kritikave që pati ardhja e kësaj vepre arti  në Tiranë, për kryebashkiakun konsiderohet një arritje e madhe përderisa ka mirëpritur plot 150 aktivitete kulturore. 
 
“Në Tiranë koha ka fluturuar këtë vit, ka fluturuar patjetër jo vetëm për mua, por ndoshta për shumë njerëz që sot e kanë kthyer në një sfidë faktin se ku do kalojnë një mbëmje artistike. Mbaj mend që çdo gjë e suksesshme fillimisht paraprihet me histeri, pothuajse çdo gjë e bukur që kemi bërë nga “Pazari i Ri”, tek parku u lojërave por edhe “Sheshi Skëndërbej” fillimisht ka pasur një dozë histerie pastaj ka ndodhur gjëja e bukur që kemi shijuar të gjithë, kështu ndodhi edhe me “Renë”, do betonizohet, asgjë nuk ndodhi, dhe kur po shikoja statistikat që ne kemi ruajtur ne kemi pasur në një vit 150 aktivitete në një vepër arti që Tiranës i kushtoi zero lekë”, shprehet Veliaj.
 
Më pas pjesëmarrësit kanë hyrë brenda resë për të ndjekur performancën artistike “Within” të Klod Dedjas. Festivali “Cloud Fest” do të vijojë te Reja dhe mjediset e saj deri më 27 maj.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane