Reklamat, AMA tryezë konsultim 
me përfaqësues të medias vizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka organizuar ditën e sotme një takim konsultativ me subjektet televizive. Në fokus të këtij takimi ishte mënyra se si përdoret gjatë transmetimeve audiovizive hapësira e reklamave dhe komunikimeve tregtare. Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues nga Drejtoria e Programeve dhe Drejtoria Juridike në AMA gjithashtu nga Top Channel, Report TV, Vizion Plus, News 24, ABC News dhe Top News.
 
Ata diskutuan  mbi problemet e evidentuara, si mosrespektimi i kërkesës ligjore për kohëzgjatjen e reklamave dhe shitjeve të drejtpërdrejta; komunikimi i fshehtë audioviziv me natyrë tregtare, shkelje për vendosjen e produktit, keqpërdorimi i reklamave virtuale apo me ekran të ndarë; reklamat e fshehta në edicionin e lajmeve etj.
 
Gjithashtu, në takim u theksua fakti se problematika e konstatuar nuk është perceptive, por ka dalë nga monitorime të hollësishme dhe shqyrtime analitike në AMA, duke u bazuar në kërkesat përkatëse ligjore. Këto të dhëna iu janë bërë prezente dhe vetë subjekteve të monitoruara.
 
Për vetë rëndësinë që kanë hapësirat e reklamave dhe komunikimeve tregtare në tregun audioviziv dhe ndikimin e tyre tek shikuesit e dëgjuesit, gjatë takimit u tha se Autoriteti do të vijojë monitorimet dhe shqyrtimet analitike, në zbatim të funksioneve dhe objektivave institucionale për normalizimin e performancës së OSHMA-ve dhe zbatimin rigoroz të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodit të Transmetimit të  AMA-s. 

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura deri në 6 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura deri në 6 gradë celcius, parashikimi i motit për sot