TIRANE - Partitë politike duke nisur që nga ato të sapo krijuara deri te ato më të vjetra, nuk i kursejnë asnjëherë lekët kur bëhet fjalë për t’u reklamuar. I gjithë vendi është i mbushur me flamuj dhe postera, vetëm në autostradën Tiranë-Durrës, ka gati 113 reklama të partive politike.

“Shqiptarja.com”, bëri një vëzhgim duke numëruar të gjitha billbordet, që për këtë muaj janë në “pronësi“ të partive. Nga rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe deri te ura e Dajlanit, në hyrje të Durrësit, në të dyja anët e autostradës ishin vendosur 113 reklama nga partitë politike. Ajo që dominonte më shumë ishtë partia në pushtet.

Nga të gjitha billbordet  që u përkasin reklamave për partitë politike, nga Tirana për në Durrës Partia Demokatike ka vendosur gjithsej 23 reklama. Partia Socialiste ka zënë  vetëm 14 billborde, për t’u reklamuar. Ndërsa e treta në radhë është Partia Republikane me 10 reklama. Më pas vjen PDIU me 7 reklama.

Ndërsa LSI dhe LPP kanë nga dy billborde. FRD dhe PLRSH me një reklamë. Ndërsa ajo që nuk ka bërë asnjë reklamë në billborde është Aleanca Kuq e Zi. Ndërsa Durrësi për në Tiranë, për disa parti numri i reklamve të vendosur është më i pakët se sa nga krahu i kundërt.

Ndërsa për Partinë Demokratike ky numër ishte me i madh. Nga ura e Dajlanit Durrës dhe deri te rrethrrotullimi i Zogut të Zi, nga Partia Demokratike janë vendosur 25 reklama. Ndërsa nga Partia Socialiste janë vendosur vetëm 8 reklama. Po aq janë vendosur edhe nga Partia Republikane.

Ndërsa nga PDIU janë vendosur 7 reklama në billborde. Kurse nga LSI 3 reklama. Ndërsa FRD vetëm 2. Kurse nga AK dhe PLL asnjë poster nuk ishte vendosur. Shpenzimet e bëra nga partitë politike për këto reklama përbëjnë shumë të konsiderueshme, duke qenë se printimi në baner i një reklame varion nga 9 deri në 13 euro për metër katror.

Ndërsa shumica e billbordeve përgjatë autostradës janë të përmasave 4X3, nga dy anë që janë ato i bie që në një billbord të këtë 24 metër katror baner. Por ka edhe billborde të përmasave 9X5 dhe 16x6. Plus shumën që këto parti duhet të paguajnë te kompanitë që kanë në menaxhim billborderat.

Ku më pas janë këto kompani ato që paguajën taksën e reklamës te bashkia apo komuna, ku është vendosur ajo. Taksë kjo që varion nga një qytet në tjetrin.
 
BILLBORDE
 
Partia  Tiranë-Durrës  Durrës-Tiranë
PD            23                     25
PS           14                       8
PR           10                       8
PDIU         7                        7
LSI            2                       3
PLL           2                       0               
FRD          1                       2
PLSHR      1                       0
AK             0                      0

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print0 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)