Rekord/ 1 megavat energji sot kushton mbi 426 euro! Vetëm për korrikun Shqipëria shpenzoi mbi 61 mln euro, 2.5 mln euro në ditë

Rekord/ 1 megavat energji sot kushton mbi 426 euro! Vetëm për korrikun Shqipëria shpenzoi mbi 61 mln euro, 2.5 mln euro në ditë

Çmimi i energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare jo vetëm që nuk po njeh rënie por po vijon të arrij në shifra rekord. Këtë të hënë një megavat kushton 426.37 euro, duke u rritur me 202 dollarë në krahasim me një ditë më parë, kur energjia në bursë kishte çmim mesatar 224.37 euro për megavat.

Ndërsa në datat 17 dhe 18 korrik të një viti më parë, një megavat kushtonte përkatësisht 83.19 euro dhe 72.17 euro. Praktikisht çmimi i energjisë në raport me 2021-shin është 5.9 fishuar.

Për shkak të çmimeve të larta në bursë, edhe fatura për furnizimin e konsumatorëve shqiptar me energji është tepër e lartë. Sipas rezultateve të ankandeve të shpallura nga Korporata Elektroenergjetike, çmimi mesatar i blerjes së energjisë për muajin korrik ka qenë në vlerën e 392.32 euro, ndërsa në tenderin më të fundit për datat 18-24 korrik ku janë blerë 28.560 megavat çmimi ka rezultuar 485.83 euro për megavat.

Ndërkohë sipas të dhënave në total që nga data 25 qershor e deri tek ankandi i fundit për në 24 korrik, është blerë nga jashtë 145,566 megavat energji, dhe fatura financiare ka arritur në 61.7 milionë euro, vetëm për furnizimin me energji të konsumatorëve për 24 ditë.  Praktikisht një ditë me energji të blerë nga jashtë kushton mesatarisht 2.5 milionë euro.

TENDERAT E HAPURA NGA KESH

1- Tenderi për blerje energji elektrike 18 - 24 Korrik 2022
U blenë 28,560 megavat me çmim 485.83 euro= 13,875,304 euro

2- Tenderi për blerje energji elektrike 17-24 korrik 2022
U blenë 31,680 megavat me çmim 461.46 euro=14,619,050 euro

3- Tenderi për blerje energji elektrike 16 - 17 Korrik 2022
U blenë 2,400 megavat me çmim 302,98 euro=727,152 euro

4- Tenderi për blerje energji elektrike 11 - 17 Korrik 2022
U blenë 47,376 megavat me çmim 434,88 euro =20,602,874 euro

5- Tenderi për blerje energji elektrike 2-10 Korrik 2022
U blenë 20,630 megavat me çmim 333.42 euro =6,878,454 euro

6- Tenderi për blerje energji elektrike 25-3 korrik 2022
U blenë 14,920 megavat me çmim 335.40 euro=5,004,168 euro

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës