Rekord infektimesh me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 562 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë

Rekord infektimesh me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 562 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë

Foto ilustruese

KOSOVË- Një numër rekord infektimesh me COVID-19 është regjistruar ditën e sotme në Kosovë që pas shfaqjes së variantit delta në vend. Si rezultat i 5.272 testimeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 562 raste infeksioni me COVID-19, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë.

Instituti i Shëndetësisë Publike bën e dije se 78 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.843 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 110.756, ndërkohë që ai i viktimave është 2.273 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Ndërkaq, numri i rasteve aktive në vend është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 2.640 qytetarë me koronavirus.

Në lidhje me numrin e qytetarëve që janë vaksinuar kundër COVID-19, IKSHKP bën me dije se 17.085 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 504.817 persona janë vaksinuar gjithsej, ndërsa 170.852 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave