Rreth 12 ton është sasia e lëndës narkotike që u zbulua nga policia mesditën e kësaj të shtunë në një magazinë në fshatin Pagri, rreth 18 km larg Përmetit.
Pak orë pas aksionit masiv të Policisë së Shtetit dhe SH.Ç.B.A, ka përfunduar edhe peshimi i lëndës narkotike, duke kapur shifrën rekord prej 11 ton e 850 kg e futur në 450 thasë.
Kjo është sasia më e madhe e drogës së kapur ndonjëherë e magazinuar.
Në Operacionin masiv të policisë morën pjesë Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.
Policia ka marrë në pyetje disa banorë të zonës, ndërsa pesë të tjerë, përfshirë edhe personin që administron objektin, janë shpallur në kërkim.
Magazina ishte marrë me qira dhe përdorej për ruajtjen e prodhimeve bujqësore.
Nëse sasia e drogës do të hidhej në treg, vlera e saj do të arrinte 6 milionë euro.
Magazina u kontrollua nga policia 2 muaj më parë
Magazina ku u gjetën rreth 12 ton drogë në Përmet, ndodhet në një zonë të thyer, pranë një gryke mali.
Burime për Shqiptarja.com thanë se para dy muajsh magazina është kontrolluar nga policia në prani edhe të personit që administron objektin, i cili ka firmosur në procesverbal.
Droga mund të jetë transportuar nga zonat përreth, por edhe nga Korça dhe Skrapari, nga frika e kontrolleve të policisë.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim personin që administron magazinën, së bashku me katër persona të tjerë, të cilët dyshohen si posedues të lëndës narkotike.
Aksioni masiv i policisë në Përmet
Një magazinë e tejmbushur me lëndë narkotike të llojit kanabis, është zbuluar mesditën e kësaj të shtune nga policia në Përmet.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Sh.Ç.B.A, po zhvillojnë prej disa orësh një operacion të madh anti drogë.
Gjatë këtij operacioni është zbuluar magazina në fshatin Pagri të Përmetit.
Nuk raportohet ende për të arrestuar gjatë këtij operacioni, por policia ka skeduar disa persona, të dyshuar si të lidhur me trafikun e drogës.
Ndërkohë, magazina ku u gjet droga nuk ka pronar, pasi rezulton të jetë pronë shtetërore.
Operacioni vijoi për disa orë në të gjithë zonën e Përmetit.
S'ka të arrestuar, magazina pronë shtetërore
Nuk ka asnjë të arrestuar nga operacioni i policisë në Përmet. Vendi ku u gjet sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike, rezulton pa pronar.
Ajo është një magazinë e braktisur, por që rezulton pronë shtetërore.
FOTO/Magazina plot me thasë të mbushur me kanabis
Shqiptarja.com ka siguruar fotot e vendit ku u gjet e fshehur lënda narkotike.
Siç duket edhe nga fotot, magazina ka qenë e mbyshur plot me thasë të mbushur me kanabis, gati për t'u trafikuar.
[gallery]21745[/gallery]

(Foto nga magazina me kanabis në fshatin Pagri, në Përmet)
Në 2 javë janë sekuestruar 18 ton drogë
Zbulohet magazina me 12 ton drogë në Përmet, 8 prill 2017
Kapet gomonia me 1.4 ton kanabis, 8 prill 2017
Zbulohet tuneli me 2 ton drogë në Mat, 5 prill 2017
Vlorë, sekuestrimi i 1.7 ton drogë arrestohet pronari i stanit, 4 prill 2017
Karaburun, trafikantët braktisin gomonen me 750 kg kanabis, 27 mars 2017
Berat, zbulohet magazina me 1 ton drogë, 23 mars 2017
Vlorë, sekuestrohet rreth 1.3 ton kanabis, ishte fshehur në pyll, 19 mars 2017
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO