Rekord papunësie në Greqi, 27,6%
në muajin maj, më shumë të rinj

ATHINË - Papunësia ka arritur shifra rekord në Greqi, duke kapur përqindjen prej 27.6% në muajin maj, kundrejt 23.8% që ishte në muajin maj të vitit 2012. Në muajin prill papunësia në Greqi ishte 27%.

Numri i përgjithshëm i të punësuarve ishte 3.621.153 persona, ndërkohë që të papunët ishin 1.381.088 persona, ndërkohë që popllsia e paaftë për punë ishte (pensionistë, invalidë e fëmijë) ka kapur shifrën prej 3.318.671 persona. Në shifrat e mësipërme nuk përfshihen personat, të cilët janë regjistruar nga zyrat e punës, të papunët e larguar e të çregjistruar nga këto zyra, si edhe emigrantët e larguar tashmë nga Greqia.

Personat e punësuar u pakësuan me 171.356 në krahasim me majin e vitit 2012 (lje me .5%)  dhe e 22.815 persona në krahasim me prillin e vitit 2013 (ulje 0.6%).

Të papunët janë shtuar me 193.668 në krahasim me majin e vitit 2012 (rritje me 16.3% dhe me rreth 30.535 persona në krahasim me prillin e vitit 2013 (rritje me 2.3%).

Shtresat jo më energjike, d.m.th njerëzit e papunë, ose që nuk kërkojnë punë, janë pakësuar me 33.535, por përgjithësisht janë rritur me 0.6%. Tek të rinjtë e moshave 15-24 vjeç përqindja e papunësisë kapërceu 64,9 dhe 57.5% në muajin prill.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri