Pas hyrjes në fuqi të ligjit për masat administrative për rripin e sigurimit, policia ka vendosur sot në të gjithë Shqipërinë 718 gjoba.
Pas thuajse 1 muaji intensiv ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi sot Policia Rrugore filloi aplikimin e masave shtërnguese administrative ndaj qytetarëve që nuk vendosim rripin e sigurimi, si dhe për mungesë të pajisjes së fiksimit për fëmijë.
Gjobat janë vendosur për mosvendosje të rripit te sigurimit dhe për mungesë të pajisjes së fiksimit për fëmijët nën 4 vjeç kur ulen mbrapa si dhe për fëmijët nën 12 vjeç kur ulen para.
Policia Rrugore njofton se do vijojë të ndëshkojë me vendosmëri e pa tolerancë shkelësit me qëllimin rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Sipas burimeve të Policisë rrugore, masat administrative që janë vënë kanë vijuar nga 5- 15 mijë lekë të reja, që kanë nisur të vihen që nga 11 shtatori.
Ndërkaq në ditët në vijim, drejtues të policisë rrugore të kryeqytetit paralajmërojnë se do të ndëshkojnë dhe marrin masa të rrepta për ata drejtues mjetesh që nuk zbatojnë sistemet e fiksimit për fëmijët nën moshën 4 vjeç si dhe rripat e sigurimit për fëmijët deri në 12 vjeç.
Në këto raste parashikohet edhe pezullimi i lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në një vit. Ndërkaq numrin më e madhe e masave administrative, janë vënë gjatë datave 11- 12 shtator.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com