Rekord shifrash, Karçanaj: Mbi 13 mijë aplikime online për skemën e mbështetjes për fermerët

Rekord shifrash, Karçanaj: Mbi 13 mijë aplikime online për skemën e mbështetjes për fermerët

Foto nga skema mbështetëse për fermerët 2021

Përfundon afati i aplikimit për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët 2021, me mbi 13 mijë aplikime online në platformën e-Albania.

“Mbi 13 mijë fermerë kanë aplikuar online në e-Albania për të qenë fitues të një prej 9 financimeve direkte të qeverisë në mbështetje të fermerëve në bujqësi e blegtori!”, shkruan Karçanaj teksa bën edhe një krahasim shifrash me vitet e kaluara.

“80% aplikime më shumë se mesatarja e 3 viteve paraardhëse”, shkruan Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj ndërsa cilëson platformën e-Albania si një pasuri kombëtare.

Skema mbështetëse për fermerët 2021 u shtri në të gjithë vendin, në datat 24 mars deri më 15 prill, e dyta me në fokus fermerët, pas skemës mbështetëse për naftë falas, nga e cila përfituan 20 mijë e 561 fermerë nga çdo cep i Shqipërisë.

Skema mbështetëse për fermerët 2021 në bujqësi dhe blegtori përfshin 9 masa të drejtpërdrejta për fermerët, që mbajnë të imta apo gjedhë. Përmes kësaj skeme fermerët do të përfitojnë mbështetje financiare për krerë të imta, për të rritur sipërfaqet e serave, për të zëvendësuar plastmasën për serat diellore dhe serat e vogla, për të rritur prodhimin e bimëve medicinale apo për të zhvilluar turizmin rural.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?