Rekordi 'Guinness' i biçikletës me trupa njerëzor, Shqipëria e humbet për pak

Shqipëria i ka shkuar pranë, por nuk ka mundur të thyejë dot rekordin Guinnes të biçikletës më të madhe të krijuar me trupa njerëzore. Duke qenë se të gjithë pjesmarrësit duhet të ishin veshur njësoj, ata që morën pjesë preferuan ngjyrat kuqezi, si një mbështetje për kombëtaren në prag të kampionatit evropian. Megjithatë rekordi i Rusisë me 2600 pjesmarrës nuk u thye dot. Përfaqësuesi i Guinness , i ardhur në Shqipëri posaçërisht për këtë aktivite, tha se në sheshin Skënderbej numri i pjesmarrësve nuk i kaloi 2098.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Tirane, duke iu parë kështu si një det i kuq dhe duke patur parasysh që këtij organizimi i janë bashkuar shumë të rinj dhe të reja. Gjithsesi më vjen keq tju them se rekordi për pak nuk është thyer,”-u shpreh përfaqësuesi i Guinness.

Pjesmarrësit nga të gjithë shkollat e Shqipërisë patën mundësinë që përveç tentativës për të thyer rekordin Guinness, të shijonin një pasdite me aktivitete muzikore dhe kulturore. Sa i përket rekordit organizatorët thanë se do ta tentojnë sërish në muajin shtator.

Ne.k./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut