Rekrutimet në Fa, takim nxënës të 
gjimnazit “Hydajet Lezha” në Lezhë 

Në vijim të takimeve që po zhvillohen në kuadër të fushatës së rekrutimit në FA, sot u organizua një takim me maturantë të gjimnazit “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Ishin të pranishëm zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i QPR, kolonel Leonard Çoku, deputetë të zonës, përfaqësues të pushtetit vendor etj.
 
Takimi ishte një bashkëbisedim i ngrohtë me nxënësit e këtij gjimnazi me objektiv sensibilizimin e tyre për tu njohur me strukturat e Forcave të Armatosura dhe për tu bërë pjesë e tyre në të ardhmen e afërt.
 
Duke marrë fjalën në këtë takim, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, pasi përshëndeti nxënësit e kësaj shkolle, u foli atyre për FA. Ai u tha studentëve se Forcat e Armatosura kanë nevojë të vazhdueshme për të rinj dhe të reja, për ushtarakë të cilët vijnë me një formim të ri, me një formim ndryshe për shkak se ky është një proces normal rinovimi.
 
“Ju jeni djem dhe vajza që përfaqësoni në mënyrë dinjitoze të gjithë të rinjt dhe të rejat e këtij qyteti legjendarë dhe historik dhe për ne do të ishte krenari dhe nder nëse shumë prej jush do të bëheshin pjesë e këtij procesi të rekrutimit në forcën tonë të armatosur”, theksoi z. Koçi.
Duke u ndalur tek arsyeja se pse të rinjtë duhet të bëhen pjesë e FA, ai theksoi se kryearsyeja është shërbimi ndaj atdheut, shërbimi ndaj Shqipërisë, por jo në një mënyrë thjesht retorike, por në një mënyrë konkrete, duke e përfaqësuar Shqipërinë në shumë misione ndërkombëtare që garantojnë paqen dhe stabilitetin në shumë vende të botës.
 
Anëtarësimi në FA është një mundësi shumë e madhe për ju, sepse ju keni mundësi të jeni, jo vetëm elitë e FA, por dhe elitë intelektuale në shoqërinë shqiptare. Kjo është një mundësi që ju duhet ta shfrytëzoni, u shpreh zv.ministri i Mbrojtjes.
 
Në përfundim të fjalës së tij, zv. ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi ka përshëndetur të pranishmit në emër të ministres së Mrojtjes, znj. Mimi Kodheli.
 
Në vijim, nxënësit pjesëmarrës në këtë takim i përshëndeti edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili u ndal posaçërisht tek porfesioni i ushtarakut, si një profesion i vështirë, që kërkon pasion dhe sakrifica, displinë të fortë, trajnime të vijueshme, por që është edhe i bukur, fisnik dhe i nderuar në shoqëri. Ai i uroi nxënësve suksese në provimet e këtij viti dhe i ftoi edhe njëherë që të bëhen pjesë e FA.
 
Në fund, zv.ministri i Mbrojtjes Koçi dhe gjeneralmajor Bazo, të shoqëruar nga drejtues të shkollës, u takuan dhe biseduan nga afër me nxënësit që morën pjesë në këtë takim, si dhe u shpërndanë atyre bluza dhe kapele mer logon e Ministrisë së Mbrojtjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai