Rekrutimet në SHISH, shumica
i kërkon “llogari” Visho Ajazit
Veç raportimit, një tjetër shqetësim që është ngritur në Kuvend nga mazhoranca, përkatësisht në Komisionin e Sigurisë, ka të bëjë me rekrutimet që janë bërë nga Visho Ajazi Lika.
TIRANE - Veç raportimit, një tjetër shqetësim që është ngritur në Kuvend nga mazhoranca, përkatësisht në Komisionin e Sigurisë, ka të bëjë me rekrutimet që janë bërë nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika në këtë institucion.
Ka qenë deputeti i PS, Xhemal Qefalia, që ka depozituar në sekretariatin e Kuvendit kërkesën për seancë dëgjimore me kreun e SHISH në lidhje me emërimet jashtë çdo kriteri të punësimeve në këtë institucion, por jo vetëm.
Ky shqetësim ka ardhur pas investigime që janë bërë në lidhje me punësimet që ka bërë kreu i SHISH në këtë institucion pas marrjes së detyrës së tij që në gusht të 2012, ku u zgjodh pas propozimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Rezulton se një pjesë e mirë e punonjësve të SHIK-ut të kohës së Gazidedes janë rikthyer në detyra të rëndësishme. Në disa raste konstatohen edhe emërime në poste drejtuese, ndonëse në kohën kur i kanë ndërprerë marrëdhëniet kanë qenë vetëm punonjës të thjeshtë.
Së dyti, punonjës të dikastereve të tjera të emëruar në kundërshtim me statusin e punonjësve të SHISH pranë këtij të fundit, por edhe punonjës të mbetur nga vitet ‘92-‘97 janë promovuar me ndryshimet e fundit, në pozicione drejtuese.
Ndonëse kreu i institucionit, gjatë raportimit me dyer të mbyllura në Kuvend në muajin dhjetor, u shpreh i kënaqur me qeverinë për buxhetin që ishte akorduar, kjo nuk do të shërbejë aspak si shenjë e mirë në marrëdhëniet e tyre. Pas nismës për shkarkimin e kryeinspektores së ILDKP, Zana Xhuka, pritet që e njëjta nismë të ndërmerret edhe për kreun e SHISH.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24