Rektori i ri, kandidojnë
"armiqtë" e Dhori Kules

Rektori i ri, kandidojnë<br />"armiqtë" e Dhori Kules
TIRANË - Ndryshe sa u duk në fillim, zgjedhjet për drejtuesit e rinj të universitetit të Tiranës, nuk do të jenë pa surpriza. Dhe shpallja e kandidaturës nga ana e dekanit të Mjekësisë, Alfred Priftanji për mandatin e rektorit të UTsë, është vetëm njëra prej tyre.
Por përballja e dekanit të shumë kritikuar Mjekësisë, Alfred Priftanji, me rektorin Dhori Kule shihet me shumë interes nga të gjithë, madje në ambientet akademike, kanë nisur edhe thashethemet e para, për shkak të përplasjes së fortë dhe publike që kanë pasur këto dy personalitete akademike me njëri-tjetrin. Herë pas herë të fshehur, derisa gjithçka doli në sipërfaqe me protestat e studentëve të fakultetit të Mjekësisë që akuzuan dekanin për rrënimin e fakultetit dhe kërkuan edhe shkarkimin e tij. Përkrah tyre u pozicionua edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili u dha të drejtë studentëve.
Më pas do të vinin denoncimet e shumta nga të rinjtë për specializimet, që ishte rasti "i artë" për rektorin, pasi përplasja e vërtetë kishte nisur thuajse dy vite më parë, për kuotat e mjekëve të rinj dhe rregulloren e zhvillimit të tyre.
Ndërkohë pas disa shkresash zyrtare, të cilat u publikuan në media, rektori akuzonte dekanin e Mjekësisë për mosrespektim të ligjit dhe kërkonte edhe ndihmën e ministrisë së Arsimit, ndërsa dekani Priftanji I përgjigjej me rregulloren e fakultetit. Madje rektori Dhori Kule, i dërgoi një shkresë zyrtare MASH-it ku i kërkonte shkarkimin e dekanit të fakultetit të Mjekësisë, Alfred Priftanji, shkresë së cilës ministria e Arsimit nuk i dha asnjëherë përgjigje. Debatet u fashitën për një kohë të gjatë për të dale sërish në sipërfaqe disa muaj më vonë, kur një specializante nga Elbasani akuzoi dekanin se kishte manipuluar listat e fituesve, duke klasifikuar në vend të saj një person tjetër që ishte disa vende më poshtë se ajo me pikë. Sërish debate dhe përplasje publike mes rektorit Dhori Kule dhe dekanit të Mjekësisë, Alfred Priftanji, që njihet si një person me lidhje të afërta familjare me ish-ministrin e Arsimit, Genc Pollo.
Dhe tashmë duket se Priftanji I ka hedhur dorashkën e "sfidës" rektorit Dhori Kule, post të cilin ai pretendon ta fitojë në këto zgjedhje të reja që sapo kanë nisur nëpër universitete.
Por rektorit aktual Dhori Kule, me sa duket do i duhet të përballet edhe me një tjetër candidature të fortë, që synon që këtë 4-vjeçar të marrë postin e të parit të universitetit të Tiranës.
Bëhet fjalë për dekanin e fakultetit të Ekonomisë, Omer Stringa, i cili megjithëse nuk e ka shpallur ende zyrtarisht ambicien e tij për këtë post, mësohet se do të jetë përballë Dhori Kules. Edhe me Stringën, rektori Kule ka pasur disa herë përplasje, të cilat janë kujdesur të mos dalin në media.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha