Relacioni sekret i vitit 1983: Kryetari i Degës së Brendshme, më tha; na trego çfarë di ti, për veprimtarinë armiqësore të Ramiz Alisë, se do të lirojmë nga burgu, ndryshe do të zhdukim…

Relacioni sekret i vitit 1983: Kryetari i Degës së Brendshme, më tha; na trego çfarë di ti, për veprimtarinë armiqësore të Ramiz Alisë, se do të lirojmë nga burgu, ndryshe do të zhdukim…

Ramiz Alia

-“Sipas B.p., ‘Stilografi’, oficeri i Sigurimit Mark Dodani, erdhi në kampin e  Spaçit dhe i bëri presion, duke e kërcënuar që të fliste për udhëheqësin e Partisë”!-

“Nga birucat, shpesh me merrnin dhe më çonin në zyrën e Nevzat Haznedarit, që ishte kryetar i Degës së Brendshme, i cili kërkonte të dinte se: çfarë bisedash kishte bërë B.S., për Ramiz Alinë. Meqenëse mua, nuk më kishte thënë asgjë për Ramiz Alinë, nuk pranoja. Atëhere ai (Nevzati), disa herë që më mori, kalonte në premtime dhe pastaj në kërcënime. Meqenëse nuk pranova asgjë, më kthyen përsëri në kamp, duke më porositur, se po të thosha gjë, do më zhduknin. Në zyrë, Nevzati më merrte vetëm, pa qenë asnjë person tjetër prezent. Nevzati, më ka premtuar bashkëpunimin, bile dhe lirimin po të pranoja. Ai më thoshte se: “ne duam të dimë edhe për udhëheqësit”! Mbas rreth dy muaj, më kthyen në kamp, ku në vitin 1971, këtu në kampin e Spaçit, erdhi oficeri Mark Dodani dhe më thirri, duke më thënë se e kishte dërguar Nevzati. Me Markun, ishte dhe një oficer që quhesh Q. Edhe Marku, kërkonte të njëjtat gjëra si Nevzati. Më mori me të mirë, pastaj kalonte në kërcënime, duke më thënë se; do të zhdukim. Unë kam material që ja vërtetoj me orë dhe me ditë se, çfarë më kërkonin për Ramiz Alinë, por këto gjëra janë me zarar dhe e pëson keq”!

Kështu shkruhet ndër të tjera në një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që mban datën 8 shtator të vitit 1983, ku ndodhet një raport-informacion i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Bajram Pelo, sipas të dhënave ai ka marrë nga bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin “Stilografi”, i cili në atë kohë, vuante dënimin në kampin burg të Spaçit.

Raporti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit, Bajram Pelo, me të dhënat e bashkëpunëtorit me pseudonimin “Stilografi”, lidhur me dëshmitë e të burgosurit nga Vrina e Sarandës.

                     Dhënë nga B.p. “Stilografi”

                                                                                  Marrë nga P.Op. Bajram Pelo

               RAPORT I DATËS 8/9.1983

Në vijim të bisedës që i ka bërë atij i dënuari P.K., çështjet janë si më poshtë:

X.P., është patriot i atij, i ka treguar se ka bërë 22 vjet burg. Ka qenë në kampin e punës së Elbasanit deri në vitin 1969. X.P., i ka treguar atij se në atë kamp, është njohur edhe me të dënuarin B.S., me të cilin kanë pas krijuar edhe shumë shoqëri, për arsye se flinin me krevatet ngjitur. X.P., vazhdon: Meqenëse kisha krijuar shumë shoqëri me B.S., një ditë më thirrën në zyrë dhe që aty më muarrën dhe më çuan në birucat e Degës së Brendshme të Elbasanit. Nga birucat, shpesh me merrnin dhe më çonin në zyrën e Nevzat Haznedarit, që ishte kryetar i Degës së Brendshme.

Nevzat Haznedari, vazhdon të tregoi X., kërkonte të dinte se: çfarë bisedash kishte bërë B.S., për Ramiz Alinë. Me qenë se mua, vazhdon X., B.S., nuk më kishte thënë asgjë për Ramiz Alinë, nuk pranoja. Atëhere ai (Nevzati), disa herë që më mori, kalonte në premtime dhe pastaj në kërcënime. Meqenëse nuk pranova asgjë, më kthyen përsëri në kamp, duke më porositur, se, po të thosha gjë, do më zhduknin. Në zyrë, Nevzati më merrte vetëm, pa qenë asnjë person tjetër prezent. Nevzati, vazhdon X., më ka premtuar bashkëpunimin, bile dhe lirimin po të pranoja. Nevzati më thoshte: “se në duam të dimë edhe për udhëheqësit”, tregon X. Mbas rreth dy muaj, më kthyen në kamp.

Në vitin 1971, këtu në kampin e Spaçit, erdhi oficeri Mark Dodani dhe më thirri, duke më thënë se, e kishte dërguar Nevzati. Me Markun, ishte dhe një oficer që quhesh Q. Edhe Marku, kërkonte të njëjtat gjëra si Nevzati. Më mori me të mirë, pastaj kalonte në kërcënime, duke më thënë se; do të zhdukim. F.P., tregon se X, i ka thënë se, i ka shkruar Mehmet Shehut për këto gjëra, si dhe Komitetit Qendror të PPSh-së, por asnjeri nuk më ka kërkuar. Nuk shkruaj, se kam frikë, midis tyre ata kanë shokë dhe e pësoj. Shpjegime mund t’i jepen, vetëm ndonjë personi të autorizuar nga udhëheqja.

Unë kam material që ja vërtetoj me orë dhe me ditë se, çfarë më kërkonin për Ramiz Alinë, por, këto gjëra janë me zarar dhe e pëson keq. Po të shkruaj, kam frikë se nuk e di se kujt i bie letra në dorë! F., nga ana e tij, i thotë atij, se: kam frikë që t’ja vë në dijeni tjetër personi, përveç Ministrit, këtë material e shkroi, por nuk di kujt ta drejtoj, por ai ngul këmbë, t’ja nis Ministrit, se po atij, para një viti i kam shkruar, po nuk kam marrë përgjigje, thotë ai!

                   “STILOGRAFI”

Sqarim: I dënuari X.B., është i datëlindjes 1936, lindur në Vrinë të Sarandës, me arsim të mesëm, veteriner i mesëm, i ri dënuar për të tretën herë më 1973, me 16 vjet heqje lirie, vuan dënimin në Repartin 303 Spaç.

Kurse i dënuari F.K., i datëlindjes 1925, nga lagja Nr. 1 Durrës, ish-nëpunës, dënuar në vitin 1975, me 15 vjet heqje lirie, për agjitacion e propagandë dhe armëmbajtje pa leje, edhe ky vuan dënimin në Repartin 303 Spaç.

                            PUNËTORI OPERATIV

                               Koli Sollaku

Raporti sekret i Punëtorit Operativ i Sigurimit të Shteti, Hasan Ulqinaku, me të dhënat e bashkëpunëtorit “Stilografi”, për bisedën e Mark Dodanit, me të dënuarin X. B. në Spaç, lidhur me Ramiz Alinë

                                                                                                            SEKRET

                                                                                                       Ekzemplar i vetëm

                                                                                                        Dt. 29.12.1983

                                            INFORMACION

Me të dhënën e datës 13.9.1983, të bashkëpunëtorit “Stilografi”, (ish – i dënuar dhe liruar me faljen këtë muaj), del se ish-punonjësit e organeve të Punëve të Brendshme, Nevzat Haznedari dhe Mark Dodani, respektivisht në vitet 1967 dhe në vitin 1969, i kanë kërkuar me insistim të dënuarit X.B., të dhëna për shokun Ramiz Alia. Nisur nga kjo e dhënë, më datën 21.12.1983, nga ana e Punëtorit Operativ, Hasan Ulqinaku, u takua në kampin Nr. 303 në Spaç, i dënuari X.B. Shpjegimet që dha ky i dënuar, vërtetojnë të dhënën e mësipërme të B.p. “Stilografi”, dhe konkretisht (informacioni origjinal i bashkëngjitet këtij materiali):

“Unë, X.B., lindur në katundin Vërvë të Konispolit, më 1936, i martuar me dy fëmijë, me arsim të mesëm, jam arrestuar nga organet e Punëve të Brendshme, të rrethit të Sarandës, më datën 15 mars 1961, me akuzën – Tradhti ndaj atdheut – dhe i dënuar me 17 vjet heqje lirie. Gjatë vuajtjes së dënimit, duke qenë në Repartin 303, të Fabrikës së Çimentos në Elbasan, arrestohem nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan, ku në atë kohë, ka qenë kryetar, Nevzat Haznedari. Akzua ishte për agjitacion e propagandë, për një letër drejtuar Byrosë Politike të Partisë.

Akuzën që m’u bë mua, e quajta të padrejtë, pasi, nuk e kisha bërë një veprim të tillë, fajësinë e mbështetën në disa shkronja që korrespondonin në letrat e mia familjare, duke i nxjerrë nga konkluzioni i ekspertizës grafike. Ata bënë ç’është e mundur për të më dënuar mua, duke më futur edhe një njeri provokator në dhomën e izolimit. Për të hetuar çështjen time, si hetues, ishte caktuar Thanas Çaku, por jashtë pyetjes së hetuesisë, më merrte në pyetje dhe kryetari i Degës, Nevzat Haznedari.

Qëllimi kryesor i tij, ishte: Se mos unë isha influencuar nga të dënuarit P.I. dhe B.S., por në fakt, unë nuk kisha asgjë të përbashkët me ta, përsa i përket çështjes me karakter politik, mirëpo, ai insistonte se unë dija gjëra prej tyre dhe kërkonte nga udhëheqësit që ishin në krye të Partisë, se cilët ishin kundër vijës së saj, dhe pikërisht, insistonte tek Ramiz Alia.

Mirëpo unë, nuk pranova asnjë send nga hetimet e lira me Nevzat Haznedarin dhe njëkohësisht as me hetuesin për çka më akuzonin, sepse, nuk kisha bërë një veprim të tillë dhe nuk kisha dijeni për asgjë. Me datën 27.10.1976, më dënoi Gjykata e Elbasanit, edhe 10 vjet të tjera, mirëpo edhe mbas dënimit, Nevzat Haznedari mundohej që unë të pranoja, por unë qëndrova gjithmonë tek e imja se: nuk kisha bërë gjë dhe nuk dija çka kërkonte ai.

Me 4 janar 1968, më morën përsëri në kamp dhe në prillin e vitit 1968, Kampi 303, transferohet në Spaç. Në muajin qershor, ose korrik, nuk më kujtohet data ekzakt, i shkrova Komitetit Qendror dhe pikërisht sekretarit të parë, për çka më kishte ndodhur, dhe njëkohësisht edhe kryeministrit, por nuk mora asnjë përgjigje. Se ç’kam shkruar atëhere, nuk i mbaj mënd plotësisht, por më qartë, i kanë vetë letrat e shkruara. Unë me letrat e atëhershme, nuk e kam përmendur emrin e Ramzi Alisë, që kërkonte Nevzat Haznedari, sepse nuk isha i qartë se, në ç’dorë binte letra dhe po të përmendja emër njeriu, ishte njësoj me pasoja të dëmshme, sikur të kisha pranuar në hetuesi.

Por, kam përshkruar në letrat se: organet e Sigurimit, krijojnë gjëra të paqena, duan t’i detyrojnë njerëzit, që t’i pranojnë ato. Duke qenë në vazhdim të vuajtjes së dënimit, po në Spaç, në muajin prill të vitit 1969, vjen një punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i quajtur Mark Dodani, dhe më thërret mua, ndër të tjera, më pyet, mbasi u prezantua se cili ishte, më drejtohet me këtë pyetje: “Duam të dimë prej tej, mbasi ti e din, dhe mund të na shpjegosh, se nga udhëheqësit që kemi ne sot, në krye të Partisë dhe të shtetit, cilët janë kundër vijës së Partisë”?

“Unë ju përgjigja; se; po të dijë gjë, mund t’ja thosha, por, meqë nuk di gjë, se nuk njoh asnjë prej tyre, nuk di se çfarë t’ju them”! Mbas shumë debatesh me të, ai insistonte dhe pikërisht, më përmendi anëtarin e Byrosë Politike dhe sekretar të Komitetit Qendror, Ramiz Alinë. Unë ja ktheva: Nga pikëpamja e propagandës që bën Partia dhe shtypi i saj, di që është anëtar i Byrosë Politike dhe tjetër gjë, nuk di, dhe ja shpjegova që në qoftë se, do të dija gjë, do t’i kishte mësuar Nevzat Haznedari. Mbas shumë debatesh për këtë çështje, unë nuk i dhashë asnjë shpjegim tjetër. Në këtë bisedë, ka qenë edhe ish-Operativi i Kampit, Q.E.

Dua të them, se gjatë gjithë asaj kohe, nga viti 1967 e deri në kohën që Partia zbuloi dhe dënoi veprimet armiqësore të Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut me shokët e tyre, nuk ka ditur prej meje, asgjë për këtë punë. Fill mbas arrestimit të Kadri Hazbiut, më datën 27 tetor 1982, i shkrova një letër sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, e cila ka nëntë faqe, ku e kam përshkuar me hollësinë më të madhe, se çfarë më ka ndodhur.

Kam përmendur për anëtarin e Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të PPSh-së, për funksionin që kryente, por emrin s’ja kam përmendur, sepse akoma isha i sigurt se, mos i prishja punë atij dhe i hapja telashe vetes. Por prap, më 15 mars, 1983, ju drejtova me një letër të shkurtër anëtarit të Byrosë Politike dhe Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alisë, ku ndër të tjera i shkruaja, që; letra e datës 27 tetor, pa ju përmendur emrin, çdo gjë ishte parashikuar për ju si person. Kaq sa për dijeni.

          Spaç,21.12.1983                                                                                      I dënuari X. B.  

       Punëtori Operativ

        Hasan Ulqinaku

Raporti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ, Bajram Pelo, me të dhënat e bashkëpunëtorit me pseudonimin “Stilografi”, lidhur me dëshmitë e të burgosurit nga Vrina e Sarandës.

                Dhënë nga B.p. “Stilografi”

                                                                                                   Marrë nga P.Op. B.Pelo

                               RAPORT I DATËS 13.2.1983

Në vijim të bisedës që i ka bërë atij i dënuari A.K., çështjet janë si më poshtë:

A.K., që është patriot i tij, ka treguar se ka bërë 22 vjet burg. Ka qenë në kampin e punës të Elbasanit deri në 1969.

I….i ka treguar atij se në kamp, është njohur me të dënuarin N.B., me të cilin kishte krijuar dhe shoqëri pasi flinin në krevatet ngjitur.  I vazhdon: Meqenëse kisha krijuar shoqëri me N.S., një ditë më thirrën në zyrë dhe nga aty më morën e më çuan në birucat e Degës së Elbasanit. Nga birucat, disa herë më marrin dhe më çojnë në zyrën e Nevzat Haznedarit që, ishte kryetari i Degës. Nevzat Haznedari, vazhdon të tregojë X., e pyeti se çfarë bisedash i kishte bërë me D.S., për Ramiz Alinë. Duke qenë se me mua I. D., nuk më kishte thënë gjë për Ramiz Alinë, nuk pranova. Meqenëse mua, vazhdon I. D.N., nuk më kishte thënë asgjë për Ramiz Alinë, nuk pranoja.

Ai (Nevzati), disa herë që më mori, kalonte në premtime, pastaj në kërcënime. Meqenëse nuk pranova asgjë, më rikthyen përsëri në kamp, duke më porositur që po të thosha gjë, do të më zhduknin. Në zyrë Nevzati, më merrte vetëm, pa qenë prezent asnjë person tjetër. Nevzati, tregon X., më ka premtuar bashkëpunimin dhe lirimin, po të pranoja. Nevzati, më thoshte se: “Neve duhet të dimë dhe për udhëheqësit”, tregon I. Mbas rreth 2 muajsh, më kthyen në kamp.

Në vitin 1971 këtu në kampin e Spaçit, erdhi oficeri Mark Dodani, dhe më thirri duke më thënë se, e kishte dërguar Nevzati. Me Markun, ishte dhe një oficer që quhet G. Edhe Mark Dodani, kërkonte po të njëjtën gjë, si Nevzati. Më mori me të mirë, por pastaj kaloi në kërcënime, duke më thënë se do të më zhduknin. P.I., tregon se I., më thotë se, i ka shkruar Mehmet Shehut dhe Komitetit Qendror por, asnjëri nuk më ka kërkuar.

Më nuk shkruaj se, kam frikë, midis tyre ata kanë shokë dhe unë e pësoj. Shpjegime mund t’i jap vetëm ndonjë personi të autorizuar nga udhëheqja. Unë, kam material që ja vërtetoj me orë e me ditë, se çfarë më kërkonin për Ramiz Alinë, por këto gjëra, janë me zarar, dhe e pëson keq. Po të shkruaj, kam frikë se nuk di kujt mund t’i bie letra në dorë. P., nga ana e tij, i thotë atij se, kam frikë që të vë në dijeni ndonjë person tjetër, përveç se Ministrit. Këtë material, e shkruajti, por nuk di kujt t’ja drejtoj, por ai nguli këmbë t’ja niste Ministrit, se po atij, para një viti, i kam shkruar, dhe nuk kam marrë përgjigje, thotë ai.

         “STILOGRAFI”

Sqarim: 

I dënuari I.P., është i datëlindjes 1936, lindur në Vrinë të Sarandës, me arsim të mesëm, veteriner i mesëm, i ri dënuar për të tretën herë në 1973 me 16 vjet heqje lirie. Tani vuan dënimin në Repartin 303 Spaç.

I dënuari P.I., është i datëlindjes 1925, nga Lagja Nr. 1 Durrës, ish-nëpunës, i dënuar në vitin 1975 me 15 vjet heqje lirie, për agjitacion dhe armëmbajtje pa leje. Dhe ky, vuan dënimin në Repartin 303 Spaç. Memorie.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë