Reme Lala tha se u bashkuan me PS-në, reagon deputetja Xhina: Jam e pavarur

Reme Lala tha se u bashkuan me PS-në, reagon deputetja Xhina: Jam e pavarur

Deputetja e PDIU-së në Dibër, Reme Lala deklaroi sot nga Peshkopia se nga sot kalojnë zyrtarisht në grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Lala i tha kryeministrit Edi Rama se nuk po shkonte e vetme në PS.

Ajo tha se bashkë me të, socialistëve do t’ju bashkohej edhe deputetja e PDIU-së në Elbasan, Elena Xhina.

Por s’ka vonuar edhe reagimi i kësaj të fundit. Në një status të fundit në Facebook, Xhina sqaron se është pjesë e një grupi të pavarur deputetësh në parlamentin e Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të isha e pranishme në inagurimin e fillimit të punimeve të Rrugës së Arbrit, në Dibër e ftuar nga mikja ime Reme Lala, të cilën e falenderoj që më dha mundësinë që ti bashkohesha dhe unë gëzimit të saj, për këtë ëndërr të vjetër të dibranëve! 
Marr shkas nga titujt e gazetave për të bërë një sqarim për opinion publik: Unë jam në grupimin e deputetëve të pavarur të Parlamentit të Shqipërisë ! 
Ju faleminderit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ver Llapa: 17/06/2018 22:54

    E ka medyshje ti heq mos iheq

    Përgjigju
  • agim: 17/06/2018 14:36

    Ose me mire ne grupin e qylxhive,duke pare duke bere,te sshofim nga levis kandari,kesaj i thone dava te fenrabe budallalleqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt