Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se disa zona të Tiranës sot do të kenë kufizime të energjisë elektrike nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 16:00 të pasdites, sot dhe nesër. Kjo, për shkak të investimeve që OST po kryen me sistemin e matjes në nënstacionin e Kombinatit.
Sot kufizime do të ketë në Kombinat, Spital, Zjarrfikëse, subjekte private por edhe fshatrat Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe parafabrikatet. Ndërkohë, të premten do të ketë kufizime në Kombinat, rrugën e Qelqit, parafabrikatet, fabrikën e duhanit, Vaqarr, Sharrë, si dhe në shkollën e edukimit si pasojë e punimeve që po kryhen në nënstacion.