TIRANË - Ndërprerje energjie në të gjithë vendin gjatë ditës së nesërme dhe deri në datën 15 nëntor. Kompania CEZ Shpërndarje ka njoftuar se nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të ketë ndërprerje në Tiranë, Elbasan, Durrës, Kukës dhe Krumë.
Sipas CEZ Shpërndarje, nesër, do të kryhen punime remonti në nënstacionin 110/10 kV të Ibës. Për rrjedhojë do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri më 16:00 në zonat e Tiranës: Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë, Zona e Krrabës, si dhe fshatrat Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh.
Punimet e remontit do të shtrihen edhe në nënstacionin 35/6 kV të Vorës. Kufizimet e energjisë që do të zgjasin nga ora 09:00 deri më 16:00 do të prekin komunën Prezë, Gjokaj, si dhe konsumatorët privatë në autostradën Vorë- Durrës.
Ndërkaq, në Elbasan, CEZ Shpërndarje bën të ditur se nga data 11- 15 nëntor 2013 do të kryejë punime remonti në disa nënstacione elektrike në rajonin e Elbasanit. Ekipet e punës së CEZ Shpërndarjes do të ndërhyjnë përkatësisht në nënstacionet: Elbasan 4, Elbasan 1, Guri i Kuq, dhe Elbasan.
Për shkak të këtyre punimeve do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 09:00-14:00. Më 12 nëntor stakime të energjisë do të ketë në Komunën Bradashesh, Zonën e Kombinatit Metalurgjik, si dhe Firmën e Mermerit. Specialistët e CEZ njoftojnë se bëhet fjalë për remonte të seksionit të parë 10.
Ndërsa në veri të vendit, CEZ Shpërndarje bën të ditur se do të kryejë punime remonte në nënstacionin Shutri ditën e nesërme. Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve të domosdoshme në rrjet do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në 14:00 në komunat Derian, Rukaj, në Bashkinë Krumë, Komunën Golaj, Fajzë, Gjinaj dhe Bytyç.
Sipas specialistëve të grupeve të punës nga CEZ Shpërndarje, do të punohet në pajisjet e transformatorëve të fuqisë dhe fidrat 6 kV, si dhe në linjën 35 kV L.30/59 Kalimash –Krumë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com