Remontet në fundjavë, OST:
Kufizime dritash në Tiranë

Remontet në fundjavë, OST: <br />Kufizime dritash në Tiranë
TIRANE- OST lajmëroi mbrëmë kufizime të thella të energjisë elektrike për një pjesë të madhe të Tiranës. Sipas njoftimit të saj, në kuadër të kthimit të një linje ajrore në tokësore, nga ana e bashkisë së Tiranës, është planifikuar ndërhyrja për spostimin e linjës 110 kV Tirana 1-Traktora.

OST ka afruar ndihmën e saj duke vënë në gadishmëri grupet e veta të specialistëve me të gjithë bazën materiale dhe mjetet e nevojshme, për mbështjen e firmës përkatëse, gjatë periudhës që do të realizohen këto punime, si dhe do të jetë në koordinim të ngushtë me kompaninë e shpërndarjes CEZ, për të ndryshuar skemën e funizimit me energji të kryeqytetit me qëllim për të minimizuar kufizimin e energjisë elektrike të konsumatorëve si dhe kryerjen e punimeve në kohë sa më të shpejtë.

Sipas OST kryerja e punimeve në një kohë sa më të shkurtër, nga 5 ditë që kishte kërkuar kompania, e cila është kontaktuar nga Bashkia për të kryer një punë të tillë, OST –ja u ka kërkuar këtyre të fundit që punimet duhet të kryheshin në 2 ditë, gjë për të cilën edhe u ra dakort.

Megjithë masat e marra nga OST, për realizimin në kohë të këtyre punimeve, është e domosdoshme që në ditët e shtune dhe të diel me dt.14, 15 /01/ 2012 nga ora 8:30 deri ne oren 17:00 do të bëhen kufizime të pjesshme (~30 MW) të cilat do te jene te shtrira në zonat si në vijim: Linzë, Farkë, Sauk, Sanatorium, Kodra e Priftit, Rr.Ali Demi, si dhe Rr.Elbasanit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë