TIRANE - Gjykata Penale e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish vendimin për pafajësinë e të akuzuarve për rrëmbimin, torturimin e më pas zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, në vitin 1995 për shkak se 2 orej gjyqtarëve ndodhen jashtë shtetit.

Në një seancë me dyer të mbyllura, ku të pandehurit u përfaqësuan vetëm prej avokatëve mbrojtës, gjykata shtyu sërish vendimin e pafajësisë për të akuzuarit për shkak të mos formimit të trupës gjyqësore.

Mungesa e 2 gjyqtarë, Artur Kalasë dhe Tom Ndrecës (nga 5 në trupën gjykuese), të cilët ndodhen me shërbim jashtë vendit detyroi gjykatën ta shtyjë vendimin e pafajësisë për më datë18 mars.

Më 22 nëntor Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor vetëm Ilir Kumbaron për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha, 1995. Gjykata dënoi me 15 vjet heqje lirie ish-shikasin Kumbaro për akuzën e torturimit me pasojë vdekjen. Ndërsa pushoi akuzat për dy të pandehurit e tjerë Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini. Sipas sentencës së togave të zeza vepra penale për të cilën akuzohen dy ish-shikasit është amnistuar që në vitin 2007 duke e bërë të pavlefshëm dhe nul procedimin e tyre. Por si rezultat i hetimeve dhe provave të paraqitura nga prokuroria Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi dalin fajtorë për rrëmbimin e Zizo Kristopullit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)