Superliga shqiptare e futbollit mbylli të dielën raundin e 28-të me dy takimet e fundit. Vora dhe Partizani barazuan 2-2, ndërsa në 'Air Albania' Dinamo e Ilir Dajës u mposht nga Teuta me rezultatin 0-1.
Në kryeqytet ndeshja u vendos nga goli i Ergis Arifit në minutën e 32-të, për t'i dhënë Teutës tri pikë të plota që mungonin prej dy ndeshjesh. Durrsakët me 37 pikë mbeten në vendin e gjashtë, dy pikë më pak se Dinamo e vendit të pestë.
Pas raundit të 28-të, pesë ndeshjet e të cilit u zhvilluan në tre ditë, Vllaznia dhe AF Elbasani kryesojnë me nga 52 pikë, ndjekur nga Egnatia me 50 pikë dhe Partizani me 43 pikë. Në fund të sezonit të rregullt katër skuadrat që përfundojnë të parat do i drejtohen mini-turneut 'Final 4', ku pas përgjysmimit të pikëve do ndeshen mes tyre për të mësuar edhe skuadrën fituese të këtij sezoni në Shqipëri.
Veç kreut, një 'luftë' e fortë po zhvillohet edhe në fundin e renditjes. Vora me 27 pikë për momentin është në play-out, ndërsa Tirana dhe Flamurtari me nga 24 pikë ndajnë fundin.
Superliga shqiptare e futbollit, raundi i 28-të:
E premte, 13 mars 2026
19:00 Egnatia 0-0 Vllaznia
E shtunë, 14 mars 2026
15:00 KF Tirana 1-0 Bylis
18:00 Flamurtari 1-2 AF Elbasani
E diel, 15 mars 2026
15:00 Vora 2-2 Partizani
18:00 Dinamo 0-1 Teuta
Renditja:
Komente










