Kombëtarja mban të njëjtin pozicion krahasuar me renditjen e muajit të kaluar duke mos humbur por as fituar asnjë pozicion.
Gjatë muajit prill Shqipëria nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe kjo ka bërë që të qëndrojë në vend të 66-të.
Ajo që humbet sërish terren është Kosova që humbet edhe dy pozicione krahasuar me një muaj më parë.
Kosova mban vendin e 172-të në renditjen e muajit maj.
Renditjen e muajit maj të FIFA-s e kryeson Brazili i ndjekur nga Argjentina dhe Gjermania.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com