Renditja e FIFA-s, Shqipëria e
Kosova ngjisin nga një shkallë

Renditja e FIFA-s, Shqipëria e<br />Kosova ngjisin nga një shkallë<br>
Shqipëria fiton një pozicion në renditjen e FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme. Kombëtarja e drejtuar nga Panucci mban vendin e 58-të në FIFA duke grumbulluar 557 pikë. Norvegjia kundërshtari i miqësores së radhës ndodhet vetëm një pozicion sipër Shqipërisë në vendin e 57-të.

Skocia rivalja e Ligës së Kombeve mban vendin e 32-të në FIFA për muajin mars por humb një pozicion krahasuar me muajin e kaluar. Ndërsa Izraeli fiton 4 pozicione duke u renditur në vendin e 94-të.

Edhe Kosova fiton një pozicion por sërish mbetet në vendet e fundit. Kosova mban vendin e 176-të në FIFA.

Në tre vendet e para në renditjen e muajit mars nuk ka asnjë ndryshim. Gjermania kryeson e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur