Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton 2
pozicione, Spanja vazhdon rënien

Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton 2<br />pozicione, Spanja vazhdon rënien
Pavarësisht se nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje për muajin Mars, Shqipëria ka ngjitur dy pozicione në renditjen e FIFA-s për këtë muaj që është publikuar ditën e enjte. Për muajin Shkurt, Shqipëria ishte në vendin e 63, ndërsa për Marsin ngjit 2 shkallë duke u pozicionuar e 61.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është përballë Armenisë më 29 Mars. Kundërshtari armen ka humbur 5 vende duke zbritur në vendin e 79. Në 10 më të mirat e botës nuk ka ndryshime. Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia.

Më pas vijnë Belgjika, Holanda, Brazili, Portugalia, Franca dhe Uruguai. Bie në sy rikthimi i Italisë në 10 ekipet më të mira, ndërsa Spanja zbret në pozicionin e 11.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni