Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton një pozicion, Franca humbet vendin e parë

Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton një pozicion, Franca humbet vendin e parë

FIFA ka publikuar renditjen e fundit të Kombëtareve për muajin shtator që vjen pas ndeshjeve të para në kompeticionin e ri Liga e Kombeve. 

Çuditërisht Shqipëria ka arritur të ngjitet me një pozicion, duke u renditur e 57-a pavarësisht humbjes kundër Skocisë. Si rrjedhojë e rregullave të reja fitorja me Izrealin ka patur përparësi për institucionin më të lartë të futbollit në botë. Në këtë mënyrë kuqezinjtë e Panucc-it lënë pas shtete si Sllovenia, Maqedonia dhe Bjellorusia.

Ndërkohë Kosova pas barazimit kundër Azerbajzhanit dhe fitores kundër Ishujve Faroe është ngjitur me tre pozicione. Dardanët e Shaland vijojnë rritjen permanente pas çdo klasifikimi të ri.

Vendi i parë mbahet nga Belgjika, e cila parakalon Francën fituese të Botërorit, që në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve barazoi kundër Gjermanisë dhe fitoi kundër Holandës. Vetëm vendi I 12-t për Gjermaninë, ndërsa Italia e Mancinit pozicionohet e njëzeta, duke fituar një vend pavarësisht humbjes kundër Portugalisë dhe barazimit kundër Polonisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat