Një tjetër rënie e Shqipërisë në rënditjen e FIFA-s për kombetaret në futboll. Kuqezinjtë kanë rënë tri vende dhe tani renditen në vendin e 69. Në ranglistën e majit, Shqipëria renditej në pozitën e 66-të. Shqipëria humbi një ndeshje dhe barazoi një tjetër në qershor, dhe kjo i kushtoi edhe me humbjen e vendeve.
Sa i përket ekipit përfaqësues të Kosovës vijon rritja. 'Dardanët', në ranglistën e publikuar sot e shohin veten në vendin e 115-të, pesë pozita më lartë sesa në renditjen e fundit, kur gjendeshin në vendin e 120-të. Ndërkohë, Verdhekaltrit kanë përparuar me 7 pikë, nga 1152 në 1159.
Sa i përket renditjes në dhjetëshen e parë duhet thënë se Belgjika vazhdon të jetë në krye, si më e mira – që ndiqet nga Brazili që e ka zbritur Francën në pozitën e tretë. Ngritja kanë pasur edhe kampionët, Italia dhe Argjentina. Italia aktualisht renditet e pesta, kurse Argjentina e gjashta.