Përfaqësuesja e drejtuar nga Gianni De Biasi ka 23,041 pikë ose 1,750 më shumë se në dhejtor. Shqipëria ka arritur rezultat më të mirë në krahasim me kundërshtarët në kualifikueset e Euro 2016 gjatë kësaj periudhe. Portugalia është ngjitur me 1 pozicion nga renditja e fundit dhe është e 7-ta.
Danimarka nuk ka lëvizur duke qëndruar e 19-ta. Serbia ka zbitur 6 vende më poshtë dhe klasifikohet e 34-ta, ndërsa Armenia është e 37-ta, duke u ngjitur vetëm 1 shkallë. Prej shortit të kualifikuesve të Euro 2016 Shqipëria ndodhet 7 vende më më lart.
Rezultatin më të mirë nga 54 federata anëtare të UEFA-s e ka Belgjika, që me 6 vendet e fituara ndodhet e 5-ta. Kreu nuk ka ndryshuar, ku janë Gjermania, Spanja dhe Anglia.
Ky klasifikimin mbështet në 3 aktivitetet e fundit të ekipeve përfaqësusese. Kualifikueset dhe faza finale e Euro 2012 ka 20% të pikëve dhe nga 40% të pikëve eliminatoret kualifikueset e faza finale e Kupës së Botës 2014 dhe eliminatoret e Euro 2016.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)