Renditja në fletën e votimit/ Kryemadhi: Edhe Zotit 6 ditë iu desh për të krijuar njerëzimin, të 7-tën e bëri pushim! Ne do ndryshojmë sistemin

FIER- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë ditën e sotme në një takim me të rinjtë në Fier, ku ka komentuar edhe renditjen në fletën e votimit. Ajo ka zgjedhur që t’i japë një shpjegim biblik.

“Kur po diskutonim me miqtë ra muhabeti që ishte numri 6 i LSI-së. I thashë që edhe Zotit 6 ditë iu deshën për të krijuar njerëzimin, se ditën e 7 e bëri pushim. Kështu që, edhe ne 6 ditët jemi punë pa fund dhe këto 36 ditë që na kanë ngelur, për të çuar më 25 prill votën për LSI-në”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se qarku i Fierit është lënë në haerrë, me të rinjtë që vetëm largohen, e nisur nga kjo shton se detyra më e madhe e LSI-së është që t’i rikthejtë të rinjtë në vendin e tyre.

“Të gjithë të rinjtë fierakë që janë shkolluar, ikin dhe nuk e kthejnë më kokën pas. Nuk do më njeri të kthehet, për shkak të mungesës së punës, zhvillimit dhe krijimit të hapësirave qoftë të civilizimit dhe jetës sociale, shkencore dhe kërkimore. Ne kemi pasur institutin kërkimor të naftës, sizmiologjisë etj., dhe Fieri ka pasur një nga shtresat më intelektuale të Shqipërisë, që sot nuk ekziston më.

Ne duhet t’i rikthejmë këtë vëmendje Fierit, në mënyrë që ta çojmë drejt zhvillimit dhe rritjes profesionale të saj. Kemi inxhinierë, inxhinierë informatike, ekonomistë, infermierë, etj. Pra janë kaq shumë sa është fatkeqësi e madhe që sot Shqipëria të menaxhohet nga njerëz që e kanë mbyllur librin e matematikës që në klasë të 4-të, që dinë të bëjnë vetëm llogaritë e tyre. Ajo që është shumë e rëndësishme është që na duhet të rikthejmë, energjinë, pozitivitetin dhe një mentalitet fitues”, tha Kryemadhi.

Si do t’i rikthejnë? Kryemadhi tha se LSI e ka gjetur zgjidhjen, duke mos vendosur kandidatë thjeshtë për të marrë një karrige në parlament, por që të ndryshohet sistemi.

“Në fakt ndryshe nga Rilindja ne si LSI kemi një fokus tjetër, ne kemi një përfshirje të të gjithë kandidatëve, të cilët nuk kanë qëllimin për të qenë deputetë në Parlament, por kanë qëllimin për të përmbysur këtë sistem, sepse nuk e ndryshon sistemin apo varfërinë deputeti që shkon, e ndryshon sistemi. Dhe ne duam të  ndryshojmë sistemin. Ne nuk kemi hall për të bërë deputetë që vënë 2-3 drejtorë dhe mbushin xhepat e tyre, ne kemi hall të ndryshojmë këtë sistem, që të jenë të gjithë shqiptarët të pasur, të kemi një turizëm të zhvilluar, të kemi një industri nafte e cila buron financa dhe para për familjet e naftëtarëve, sepse të mendosh që edhe sot e kësaj dite Statusi i Naftëtarit është i parealizuar dhe i paprekshëm për naftëtarët. Të mendosh që edhe sot e kësaj dite njerëzit punojnë nëpër rafineritë e naftës dhe mund të rrinë me muaj të tërë pa paguar, edhe pse kur vjen që nëse nuk paguajnë dot dritat dhe ujin, atë ua ndërpresin që ditën e parë”, tha Kryemadhi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 20/03/2021 23:01

    Nafije dybeku ne grahmat e fundit. Dhe perralles me 5 pika i doli boja tani flet mrroklla , cfare ti dale perpara, keto dite do jape premtime sa do behet trangulli po te vije leshelija ne pushtet ne menyre imagjinare se vertet s'ka per te ardhur asnjehere ky sekt naziskin, ky kancer i politikes shqiptare

    Përgjigju
    • tosi: 21/03/2021 09:18

      Javen tjeter do jape leksione mbi shkuma partyn ne haremin e Jales qe te terheqe te rinjte nga emigrimi dhe te punojne ne kampingun me te degjeneruar te planetit.

  • Like: 20/03/2021 13:00

    Doli perseri kjo surrat kali, mos i jepni interes o gazetare

    Përgjigju
  • Parole: 20/03/2021 12:51

    Talebania?!.. s'di ç'të thotë e na predikon ,blabla?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën