Rëndohet pozita e Jorgo Goros, i komunikohet tjetër masë sigurie! I dha 4200 metër katrorë tokë kryetarit të komanduar të Himarës në shkelje të ligjit

Rëndohet pozita e Jorgo Goros, i komunikohet tjetër masë sigurie! I dha 4200 metër katrorë tokë kryetarit të komanduar të Himarës në shkelje të ligjit

Tiranë-  Rëndohet pozita penale për Ish- kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro i cili vijon të jetë në qeli pasi  arrestua më 23 mars 2024

Gjykata e Posaçme caktoi sot (4 korrik) një tjetër masë sigurie 'arrest me burg' për të pas kerkesës së paraqitur nga SPAK pasi e akuzon Jorgo Goron për Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal. 

Bëhet fjalë për një hetim që nisi nga Prokuroria e Vlorës pas disa kallzime te banorëve te zones së Himarës, për tjetërsim pronash, ku kjo e fundit shpalli moskompetencën duke ia kaluar SPAK.

Sipas SPAK dyshohet se Goro, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Himarë, ka kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin gjatë procesit të trajtimit të një kërkese të paraqitur nga kryetari aktual i komanduar i të njëjtës njësie vendore, Arqile Bollano, prej nga ky i fundit ka përfituar 4263 metra katrorë tokë me vendndodhje në Himarë në mënyrë të paligjshme.

 Dhënia e kësaj sipërfaqe toke është bërë nga Bashkia e Himarës, për plotësimin me tokë bujqësore të familjeve që kishin marrë sipërfaqe të mangëta gjatë ndarjes së tokës në vitin 1992 sipas ligjit 7501.

Kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme pasi hetimi ka provuar se shtetasi A.B. është trajtuar me tokë bujqësore bazuar në Ligjin nr. 7501/1991 “Për Tokën” sipas AMTP nr…….., datë 08.03.1996, me sipërfaqe totale 7700 m2

Kallzuesit kane pretenduar se ka pasur përfitime të pamerituara nga disa familje, mes tyre, dhe ajo e kryebashkiakut aktual, Arqile Bollano. Këshilli Bashkiak miratonte pretendime të tilla të familjeve për plotësimin e deficiteve, por që ka dyshime të forta që Bollanos kjo tokë nuk i takonte.  

Tashme pritet që në SPAK të thirret për të dhënë shpjegime edhe vetë Bollano. Ndërsa ndaj Gores është hapur nje dosje e re

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të dërguar për kompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka regjistruar procedimin penal nr. 127, të vitit 2024, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Jorgo Goro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, gjatë procesit të trajtimit të kërkesës së paraqitur nga shtetasi Arqile Bollano dhe më tej pajisjen e këtij shtetasi me aktin e marrjes së tokës në pronësi, ka kryer veprime/mosveprime në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr. 9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, i ndryshuar, si dhe pikat 1, 2, 3 të VKM-së me nr. 253, datë 6.3.2013 “Për Përcaktimin e Procedurave të Plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi për Familjet Bujqësore në Fshatra e Ish-Kooperativave Bujqësore”, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Si rezultat i veprimeve të Bashkisë Himarë, shtetasi Arqile Bollano ka përfituar sipas Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr….., datë 25.08.2016, një sipërfaqe toke prej 4263 m2. Kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme pasi hetimi ka provuar se shtetasi Arqile Bollano është trajtuar me tokë bujqësore bazuar në Ligjin nr. 7501/1991 “Për Tokën” sipas AMTP nr…….., datë 08.03.1996, me sipërfaqe totale 7700 m2.

Nisur sa më sipër, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim Jorgo Goro me detyrë ish-kryetar i Bashkisë Himarë dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 67 datë 03.07.2024, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në datën 04.07.2024, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit Jorgo Goro.

Hetimet vijojnë me qëllim evidentimin e përgjegjësisë së personave të tjerë të përfshirë në kryerjen e veprës penale.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 05/07/2024 12:14

    jo socialista, po specialista. hajde lart e me lart deri te koka e korrupsionit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip