Rëndohet situata e Flamurtarit, Teuta e Martinit s'e diskuton fitoren në Vlorë

Teuta ka marrë fitoren e dytë radhazi në dy ndeshjet e drejtuar nga Edi Martini pasi durrsakët në sfidën e shtyrë për t’u zhvilluar ditën e sotme kundër Flamurtarit kanë marrë tre pikët falë rezultatit 1-3. Fillimisht Emiliano Vila realizoi ‘dopietë’, ndërsa golin e tretë për Teutën e shënoi Kallaku, ndërsa për Flamurtarin shënoi sa për statistikë Andi Ribaj.

Ky takim ishte parashikuar të luhej të dielën në orën 13, por u ndërpre në minutën e 9 për shkak të rreshjeve të dendura të shiut. Në këtë mënyrë u bë sfida që mbylli javën e fundit para ndërprejes dimërore. Pas 17 javësh kampionat Kukësi u shpall kampion dimri me 31 pikë, 1 më shumë se Bylisi i vendit të dyte dhe tre më shumë se Tirana e Kukësi që renditen respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.

Ndërkohë e fundit pozicionohet Flamurtari, me vetëm 6 pikë, ndërsa Luftëtari renditet i nënti me 11 pikë. Këto janë edhe dy skuadrat që mbajnë shumë shpresë te markato e dimrit për ti shpëtuar rënies.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja