Rëndohet situata e zjarrit në Dropull, flakët hyjnë në Parkun Natyror të Goranxisë, Mbrojtja: Po bëjmë të pamundurën (VIDEO)

Për herë të dytë brenda 24 orëve kurora e gjelbër mes fshatrave Dervician dhe Goranxi në Bashkinë e Dropullit janë përfshirë nga flakët. Nga ky zjarr janë shkaktuar dëme të mëdha, pasi janë djegur mbi 15 hektarë kullota si dhe rreth 150 pisha që janë pjesë e Parkut Natyror të Goranxisë.

Në lidhje me këtë zjarr ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes duke thënë se FA dhe zjarrfikësit janë angazhuar plotësisht për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve për të mos lejuar përhapjen më tej të tyre.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse të bashkisë së Gjirokastrës me 11 trupa të shërbimit, 1 mjet zjarrfikës dhe 4  punonjës të shërbimit zjarrfikës nga bashkia e Libohovës si dhe një mjet zjarrfikës dhe 16 forca të Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale (FA) Gjirokastër.

Në krye të operacionit është vendosur drejtori i PMNZSH, Kujtim Bizhga i cili po koordinon se bashku me prefektin e Qarkut Gjirokastër operacionin e shpëtimit nga zjarri të të gjithë kurorës së gjelbër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus