GJERMANI- Kancelaria gjermane Angela Merkel gjatë mbledhjes me anëtarët e partisë së saj ka paralajmëruar se nëse situata epidemiologjike nuk do të stabilizohet, atëherë do të merren masa më shtrënguese anti-COVID, të cilat do të zgjasin nga 8-10 javë.
Sipas mediave gjermane, kancelaria gjatë mbledhjes ka shprehur shqetësimin për variantin e ri të COVID-19 të shfaqur në Britaninë e Madhe qe po shkakton shifra të larta infektimesh.
Ajo ka theksuar se Gjermanisë do ti duhen edhe 8-10 javë masash të ashpra kundër koronavirusit, për të përballur pandeminë.
Numri total i infektimeve ka shkuar 1.945.338, ndërkohë numri i viktimave është 42.401 në të gjithë vendi që nga fillimi i pandemisë.
Gjermania fillimisht, gjatë valës së parë të koronavirusit ka qenë një ndër shtetet të cilat kanë përballuar pasojat socio-ekonomike të pandemisë më së miri, por duket sikur kjo valë e dytë ka gjetur këdo të papërgatitur.