RENEA kaq zhvilluar kontrolle dhe monitorim nga ajri me helikopter në malet e Pukës për të zbuluar parcelat e mbjella me drogë. Gjatë monitorimi është zbuluar një parcelë me kanabis në një terren tepër të vështirë në zonën e Gjegjanit të rrethit Pukë.
Me identifikimin e parcelës, policia nisi operacionin e koduar "Qafa e Helmit”. Për shkak të terrenit malor të thepisur dhe të pyllëzuar, forcave RENEA u është dashur që të zbresin në zonë me litra nga helikopteri dhe më pas të kalojnë rrugë tepër të vështira për të çarë shkurret duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre.
Në parcelën e zbuluar, ishin kultivuar bimët kanabis në tokë dhe në kubikë. Pas asgjësimit të parcelës policia vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
-
po kereni ta djege zjarri dhe ate ... vec na thoni kur te bjere qe te shkojme ta shuajme ...
Përgjigju -
Paska akoma helikopter shteti ??? Se sikur than qe nji tfunit kena
Përgjigju










Komente
Komento