Elon Musk ka humbur përkohësisht statusin e “trilionerit, pasi aksionet e kompanive të tij SpaceX dhe Tesla kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë kësaj jave.

Sipas indeksit ditor të Bloomberg për miliarderët, pasuria neto e Musk ka rënë në rreth 957 miliardë dollarë, nga nivelet më të larta të arritura më herët gjatë muajit.

Ai u bë përkohësisht personi i parë në botë që kaloi kufirin e 1 trilion dollarëve pas debutimit të SpaceX në bursë, ku vlerësimi i kompanisë kishte arritur përkohësisht mbi 2 trilion dollarë, duke e çuar pasurinë e tij mbi 1.1 trilion dollarë.

Rënia e aksioneve të SpaceX është ndikuar edhe nga volumi i ulët i tregtimit, që ka sjellë luhatje të forta në çmim. Në të njëjtën kohë, aksionet e Tesla-s kanë rënë me gati 5.8%.

Megjithatë Elon Musk mbetet ende personi më i pasur në botë, ndjekur nga bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, si dhe themeluesi i Amazon-it Jeff Bezos.