SIRI- Pas rënies së regjimit, Siria po përjeton momentet e paqartësisë dhe kaosit. Qindra persona së bashku më rebelët iu drejtuan institucioneve. Shumë nxituan të lirojnë të burgosurit e regjimit. Të gjithë u liruan nga burgu famëkeq burgu i kuq.
Kaosi vijoi edhe më tej, pasi shumë sirianë u panë të futeshin në bankën qendrore siriane, madje duke dalë nga aty me thasë me para.
Situata pritet të jetë e paqartë ende, në ditët dhe javët në vazhdim sa i takon sigurisë. Synohet një proces zgjedhor nga i cili vendi pritet të nisë rrugën e normalizimit. Si hap i parë në funksion të kësaj Mohammed al-Bashir, një emër i propozuar nga opozita siriane do të jetë kryeministër i një qeverie tranzicioni. Emri i ri për të udhëhequr qeverinë e re u propozua nga lideri i grupit rebel Hayat Tahrir al-sham, Abu Muhamed Jolani, kryesues i rebelëve që o priu kryengritësve deri në rënien e regjimit të Assad.
Tani duhet të shihet se çfarë do të ndodhë më anëtarët e tjerë të qeverisë dhe sesi do të shkohet drejt një procesi zgjedhor. AL Bashir është një inxhinier në profesion dhe njeh mirë politikën dhe dinamikën e brendshme në Siri. Ai ka drejtuar një qeveri të pjesshme sirian që kontrollonte vetëm disa pjesë të territorit të Sirisë.
Ndërkohë, reagimet në perëndim për këtë zhvillim kanë qenë të vakëta. Grupi i cili emëroi kryeministrin e tranzicionit në Siri bën pjesë në listën e organizatave terroriste të SHBA dhe Britanisë. Heqja nga kjo listë do të përbënte një hap pozitiv nëse qeveria e tranzicionit në Siri do të ketë mbështetjen e shteteve të mëdha perëndimorë.
Bashar al assad ndërkohë ndodhet në Rusi, ku ka fituar azilin politik, të cilin sipas zëdhënësit të Kremlinit Peskov, atij ia ka dhënë personalisht presidenti Vladimir Putin.
Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, teksa mori pjesë dhe shpalli 10 kampionët globalë e luftës kundër korrupsionit për vitin 2024, foli edhe për situatën në Siri.
Ai e nisi fjalimin duke vlerësuar Nancy Pelosin për mbështetjen ndër vite dhe orientimin që i kishte dhënë në politikën e jashtme, para se të kalonte në komentin për Lindjen e Mesme.
Blinken u shpreh se po punojnë me partnerët e tjerë për të vendosur se çfarë duhet të bëjnë më tej për Sirinë dhe përshëndeti lirinë e qytetarëve nga regjimi i Bashar al Assad.
“Rënia e regjimit të Assad është mesazh për Hezbollahun dhe Rusinë”, tha Sekretari Amerikan.
Ai dha edhe një mesazh për triumfuesit e betejës atje, duke këshilluar që të respektojnë lirinë dhe zgjedhjet e qytetarëve sirianë.
Fjala e Blinken për Sirinë:
“Dua të flas pak për situatën në Siri. Jam prekur nga pamjet që erdhën nga Siria, njerëz që kërcenin të gëzuar, burra gra që qëndruan jashtë vendit të tyre. Vite luftime dhe rrëzimi i regjimit të Assad, tani kanë gjetur shpresë. Vendi kishte rënë në çerdhen e hekurt të Assad. Rënia e këtij regjimi është mesazh për vendet që e mbështetën si Hezbollah dhe Rusia. Populli Sirian ka vuajtur shumë. E rëndësishme që të mbrohen civilët dhe të drejtat e njeriut, të plotësohen nevojat për popullin sirian. Lirimi i Sirisë është i mirëpritur, por ka dhe detyrime për ata që përfaqësojnë lirinë. Duhet të respektojnë qytetarët e lirisë. Qytetarët janë ata që duhet të zgjedhin. Ndaj duhet të mendojmë se ç’duhet të bëjmë që të ringrihen, kemi filluar punën me partnerët tanë se ç’duhet të bëjmë, kemi interes në Siri. Nuk duhet të lejojmë që armë të shkatërrimit në masë të bien në duar të gabuara. Nuk do lejojmë zgjerim të konfliktit dhe terrorizmit”.
Parlamenti sirian
Parlamenti i Sirisë thotë se "respekton vullnetin e popullit" pas rënies së presidentit Bashar al-Assad.
Nga ana tjetër, rebelët sirianë kanë dhënë amnisti për të gjithë personelin ushtarak të regjistruar gjatë regjimit të presidentit të rrëzuar sirian. Lajmi u dha nga vetë Hayat Tahrir al-Sham në rrjetin social "Telegram".
Foto: Bashar al-Assad dhe Vladimir Putin
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se vendimi për t’i ofruar azil Assadit është marrë personalisht nga presidenti Vladimir Putin.
Peskov nuk dha detaje për vendndodhjen e presidentit sirian dhe as për takimin e fundit mes Putinit dhe Assadit.
Peskov po ashtu nënvizoi se Rusia është e gatshme të mbajë kontakte me “ata që do të jenë në pushtet në Siri” në të ardhmen.
Rusia ka mbështetur Assadin për më shumë se një dekadë, duke i dhënë mbështetje ushtarake dhe diplomatike gjatë luftës civile siriane, që ka zgjatur më shumë se 13 vjet.
Kjo mbështetje ka pasur një rol të rëndësishëm në qëndrimin e tij në pushtet, pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe sulmeve të vazhdueshme nga forcat rebele dhe grupet e ndryshme të armatosura.
Udhëheqësi xhihadist Al Jolani ka zgjedhur një nga besnikët e tij si kryeministër për qeverinë tranzitore.
Muhamed Bashir, do të jetë kreu i qeverisë kalimtare në Damask. Lajmi është bërë me dije nga agjencia e lajmeve Al Jazeera TV në kryeqytetin sirian.
Sipas tyre Muhamed Bashir është kryeministri i "qeverisë së shpëtimit", e cila për vite me radhë ka administruar zonat nën kontrollin e Hayat Tahrir ash Sham (Hts), të udhëhequr nga Abu.
Pas rënies së regjimit të presidentit Bashar al Assad dhe ikjes së tij në Rusi, forcat rebele kanë grabitur Bankën Qendrore të Sirisë.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shohim se disa prej tyre dalin në rrugë me thasë me para.
Regjimi diktatorial i Assad u rrëzua ditën e djeshme (8 dhjetor 2024) pas një ofensive të rrufeshme nga forcat rebele.
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim me dyer të mbyllura të hënën për situatën në Siri, pas përparimit të rrufeshëm të kryengritësve që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad.
Rusia, e cila i ofroi ndihmë ushtarake Assadit gjatë luftës civile siriane gati 14-vjeçare, kërkoi një seancë të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar zhvillimet, përfshirë ndikimin në misionin paqeruajtës të OKB-së në Rrafshnaltën e Golanit.
Trupat izraelite u vendosën të dielën në zonën mbrojtëse të vëzhguar nga OKB-ja në Rrafshnaltën e Golanit, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu tha se veprimi i ishte i nevojshëm për të mbrojtur izraelitët, pasi forcat siriane braktisën pozicionet e tyre.
Shumë pikëpyetje mbeten të hapura rreth asaj se kush do ta udhëheqë Sirinë dhe se si vendi do të përpiqet të rimëkëmbet pas vitesh lufte dhe gati pesë dekadash nën sundimin e familjes Assad.
Foto: Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka në plan të takohet me Bashar al Assad. Pas regjimit të tij Assad mori azil politik në Moskë pasi u largua nga Siria.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raportojnë mediat ruse.
Ndërkohë Peskov nënvizoi se për momentin është e parakohshme të flitet për ruajtjen e pranisë ushtarake të Rusisë në Siri.
“Çështja do të diskutohet me autoritetet lokale. Është shumë herët për të folur për këtë. Në çdo rast, kjo është një temë diskutimi me ata që do të jenë në pushtet në Siri", tha Peskov për gazetarët kur u pyet nëse Rusia shpreson të ruajë praninë e saj ushtarake në Siri.
Pas rënies së regjimit të diktatorit Bashar al-Assad dhe largimit të tij në Moskë, ambasada siriane në Moskë ka vendosur në ndërtesën e saj flamurin e forcave rebele. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve ruse Tass.
Më parë, flamuri i Republikës Arabe Siriane, një simbol i regjimit të Bashar al Asadit, u hoq nga ndërtesa e ambasadës pasi rebelët xhihadistë të opozitës morën pushtetin në vend.
Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët dhe palët e interesuara në Siri për të ndihmuar në shfrytëzimin e një mundësie dhe për të menaxhuar rrezikun, tha presidenti i SHBA Joe Biden të dielën pasi luftëtarët rebelë përmbysën presidentin sirian Bashar al-Assad.
Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin fqinjët e Sirisë gjatë periudhës së tranzicionit dhe do të vlerësojnë me vëmendje fjalët dhe veprimet e grupeve rebele. Thirrja e presidentit amerikan ishte që evitohet një rikthimi I fuqishëm i ISIS.
“Ndërsa ne të gjithë i drejtohemi pyetjes se çfarë vjen më pas, Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët tanë dhe palët e interesuara në Siri për t'i ndihmuar ata të shfrytëzojnë një mundësi për të menaxhuar rrezikun”, tha Biden.
Sipas Biden Shtetet e Bashkuara nuk e dinë zyrtarisht vendndodhjen e Asadit, por vuri në dukje raportimet se ai kishte ikur në Moskë. Ai tha se Assad duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij disa vjeçare. Biden tha se Siria është në një periudhë rreziku dhe pasigurie dhe se është hera e parë në vite që as Rusia, as Irani dhe as organizata militante e Hezbollahut nuk kanë një rol me ndikim në Siri. Presidenti konfirmoi se forcat amerikane të dielën kryen sulme të suksesshme brenda Sirisë duke synuar kampet dhe operativët e grupit militant Shteti Islamik.
Lirohuni nga Izraeli e do te liroheni nga problemet. Ku ne Europe benin luften e par e te dyt boterore ajo zone ishte relativisht e qete. Erdhen çifutet e shkatrruan gjithe lindjen e mesme
PërgjigjuMesimet i kane marre nga rebelet shqiptar qe vodhen thesarin e shtetit.
PërgjigjuMendoji se keta do te krijojne nje shtet me te mire se ai qe ishte ? Cdo gje eshte ber me plan nga izraeli dhe usa per te rrezuar qeverine me mendimin se keta qe do te vijne do ti kene nen urdhra por nuk besoj se do te ndodhi nje gje e tille sepse ata qe jane sot atje jane terrorista dhe asgje tjeter , do te ndodhe e njejta gje si ne Libi dhe Afghanistan
Përgjigju