Rënia e Meta-s/ Kolapsi në ditën kur Elon Musk theu rekordin e pasurisë me 400 miliardë dollarë

Rënia e Meta-s/ Kolapsi në ditën kur Elon Musk theu rekordin e pasurisë me 400 miliardë dollarë

Elon Musk

Miliona përdorues të Facebook, Instagram dhe Ëhatsapp kanë hasur probleme mbrëmjen e së mërkurës për më shumë se një orë.

Problemet janë regjistruar në disa vende të Europës, por edhe në SHBA, ndërkohë që kompania META deri në orët e vona në mbrëmje nuk dha një sqarim se çfarë e shkaktoi kolapsin e platformave të saj në këto shtete.

Sipas CNN, e gjitha ndodhi në ditën kur miliarderi Elon Musk theu një tjetër rekord historik sa i përket pasurisë së tij. Ai u bë i pari në botë që kalon shifrën 400 miliardë dollarëve.

Pasuritë e tij të mërkurën kapën vlerën 439.2 miliardë, falë rritjes së Teslës në Ëall Street dhe vlerësimit rekord të SpaceX.

Që nga zgjedhja e Trump, pasuria e tij është rritur me 66%.

“Çmimi prej 185 dollarësh për aksion, raporton agjencia Bloomberg, e ka shndërruar Teslan në një minierë ari. Është në kufijtë e çmendurisë, sepse vetëm 3 muaj më parë çmimi i aksioneve ishte 112 dollarë”. Musk pritet të ketë një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Trump gjatë katër viteve të ardhshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elon: 12/12/2024 07:58

    Ç'është Ëhtsapp o gazetari.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Bardhi: Keni fryrë xhepat e Becchetit me 110 mln euro! Spiropali: Po këmbëngulni për një interpelancë që nuk ekziston! Kërkesa e deputetit demokrat rrëzohet nga parlamenti

Bardhi: Keni fryrë xhepat e Becchetit me 110 mln euro! Spiropali: Po këmbëngulni për një interpelancë që nuk ekziston! Kërkesa e deputetit demokrat rrëzohet nga parlamenti