Rënia e numrit të të infektuarve në Itali/ Mjeku shqiptar: Lombardia është bërë zonë portokalli, ka më shumë lëvizje! Dozat e para të vaksinës, në janar për mjekët

Falë masave kufizuese edhe shtrënguese që ka ndërmarrë qeveria italiane rastet me COVID-19 kanë pësuar një ulje javën e fundit prej 23.5% kundrejt 10.6% në shtatë ditët e mëparshme.

Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci, ka deklaruar se Lombardia nga dje është bërë zonë portokalli pra ka një hapje. Kësisoj, ka një lëvizje më të madhe të njerëzve. Sa i përket vaksinës, ai tha se dozat e para do të jenë gati në janar për stafin mjekësor.

"Kjo është falë masave të marra. Lombardia nga dje është bërë zonë portokalli pra ka një hapje dhe kemi më shumë lëvizje. Indeksi RT është ulur dhe kjo na jep shresë se e kemi kaluar pikun.

Numri i hyrjeve të reja në spitale ka rënë. Ministri i shëndetësisë ka një akordim për 1.7 milion doza totale dhe këtë mund ta kemi nga fillimi i janarit. Çdo vaksinë do të jetë falas. Shëndetësia në Itali është e ndarë në krahina dhe çdo vaksinë vendos.

Edhe ushtria do të ndihmojë në vaksinimin e popullsisë. Vaksina jep efektin e saj kur ka një numër të lartë të të vaksinuarve. Duam të vaksinojmë atë brezin e brishtë dhe pastaj dalëngadalë edhe shtresa të tjera. Nuk do kemi një vaksinë do të kemi disa të tjera. Anglia do të vazhdojë nga java tjetër. Vaksina tani në shumë vende është në udhëtim e sipër.Vaksinat po fluturojnë në shumë shtete", tha mjeku.

Sa i përket hapjes së kufijve për emigrantët për festa, ai tha se nuk do jenë të bllokuara lëvizjet, por do të ketë masa kufizuese.

"Besoj se nuk do jenë të bllokuara lëvizjet, por në periudhën e festave kthimi ngajashtë shtetit nga vendet e tjera. Për të evituar transmetimin e virusit është vendosur që këto persona që kthehen nga vendet e tjera të bëjnë karantinë të detyrushme. Të evitojmë atë që ndodhi gjatë verës ku shumë turistë e sollën virusin nga Spanja", tha ai.

Pavvarësisht uljes së numrit të të infektuarve, qeveria italiane do të vazhdojë ti qëndrojë masave shtrënguese aktuale dhe do të vendosi në zbatim masat e reja për festat e fundvitit me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë