Hetimet për rënien e teleferikut në Itali, pritet të ngrihen akuza penale

Hetimet për rënien e teleferikut në Itali, pritet të ngrihen akuza penale

Akuzat penale po konsiderohen si pjesë e hetimit për rënien e teleferikut ku 14 presona humbën jetën të dielën, në Italinë veriore. Gjatë një bisede ditën e hënë me gazetarët, prokurorja kryesor Olimpia Bossi tha se hetimi mbi ngjarjen tragjike do të përqendrohet te arsyeja e këputjes së kabllos dhe pse frenat e sistemit të teleferikut nuk funksionuan.

“Kablloja ishte në tokë, e prishur. Frenat e sistemit të sigurisë nuk funksionuan. Përndryshe, kabina do të kishte ndaluar. Pra, këto janë faktet, por arsyeja pse ajo gjë ndodhi është nën hetim,” – tha Bossi, për The Associated Press.

Në këtë moment hetimi për vrasje të shumëfishtë dhe dëmtime të rënda nga pakujdesia mbetet një pistë, por prokuroria po vlerëson hipotezën e një katastrofe për shkak të mungesës së sigurisë në mjetet e transportit.

Në orët e para pas incidentit, janë ngritur shqetësime mbi sigurinë e infrastrukturës së transportit të Italisë.

Ministria e Transportit të vendit deklaroi se sistemi i teleferikut ishte rinovuar në gusht të vitit 2016, i ishte bërë një kontroll i plotë i mirëmbajtjes në 2017-tën dhe vitin e kaluar ishin kryer disa inspektime të mëtejshme.

“Vetë kabllot ishin kontrolluar në nëntor dhe dhjetor 2020,” – tha ministria e Transportit në Itali.

Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës, Enrico Giovannini njoftoi se do të kishte një hetim mbi incidentin, së bashku me hetimin nga zyra e prokurorit.

Megjithatë gjetja e përgjegjësit nuk është një mision i lehtë, në njërën anë mund të jetë përgjegjëse mund të jetë komuna, rajoni apo vetë kompania që kreu rinovimin në 2016, kompania që certifikon çdo vit funksionalitetin e strukturave të teleferikut dhe kalon raportet në Ministrinë e Infrastrukturës, ajo që merret me mirëmbajtje të zakonshme dhe të jashtëzakonshme dhe së fundmi, operatorët që po punonin në kohën e aksidentit.

Prokurori është i vetëdijshëm se "do të duhet shumë kohë për të sqaruar çdo aspekt të tragjedisë". Edhe vetëm për vështirësitë e rikuperimit të mbetjeve të kabinës që janë në një zonë të paarritshme dhe lejojnë ekzaminimet e teknikëve. "Ne - siguron ai - do të përpiqemi të japim një përgjigje të plotë sa më shpejt të jetë e mundur".

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë