Rënie e shifrave/ 375 raste me COVID dhe 9 viktima në 24 orët e fundit! Humb betejën biznesmeni, të shëruarit më shumë se të infektuarit

Rënie e shifrave/ 375 raste me COVID dhe 9 viktima në 24 orët e fundit! Humb betejën biznesmeni, të shëruarit më shumë se të infektuarit

Biznesmeni Edi Kapedani nga Elbasani

1889 testime, 391 të shëruar, 375 raste të reja dhe 9 humbje jete nga COVID në vend!  Sipas bilancit të ministrisë së Shëndetësisë sa i përket situatës së pandemisë për 24 orët e fundit, rezulton se kjo e shtunë ka shënuar një numër më të ulët të të infektuarve nga COVID-19.

Betejën me COVID në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë 9 qytetarë në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç. Kësisoj numri i viktimave nga COVID që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1143. Gjithsej janë kryer 1889 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin, Dibër, nga 5 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 4 raste në Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Korçë, Tropojë, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Mat, Përmet, Delvinë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kamëz, Gjirokastër, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël këto festa, për të kufizuar përhapjen e COVID-19  më tepër.

"Sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19Ministria u kërkon të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.

Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", vijon apelin ministria.

COVID-19 – Statistika (26 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         375

Të shëruar në 24 orë      391

Të shtruar në spitale      324

Humbje jete në 24 orë   9

Testime ditore              1889

Testime totale            251,524

Raste pozitive            55,755

Raste të shëruara       31,181

Raste Aktive              23,431

Humbje jete               1143

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13195

Fier                        1602

Shkodër               1345

Durrës                  1271

Vlorë                     1070

Korçë                    960

Elbasan                  892

Berat      880

Lezhë     877

Gjirokastër  510

Kukës    447

Dibër     382

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
COVID i merr jetën biznesmenit të njohur nga Elbasani

COVID i merr jetën biznesmenit Edi Kapedani nga Elbasani.

Mësohet se gjendja e tij ishte përkeqësuar gjatë ditëve të fundit, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ia ka dalë dot ta fitojë betejën.

Prej disa ditësh ai ishte i shtruar në spital.

I ndjeri ishte një biznesmen i njohur në Elbasan, në sektorin e ndërtimeve, më së shumti në atë të hidrocentealeve.

Ora 10:21
5 raste të reja me COVID në Berat, mes tyre një mësuese dhe një infermiere

Në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit janë konfirmuar 5 raste pozitive me covid-19, në disa institucione të vendit.

Pozitivë kanë rezultuar një infermiere në Spitalin Rajonal Berat, një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Tërpan, një punonjës në Sh.A.Ujësjellës-Kanalizime Berat, një punonjës i OSHE-së në Poliçan dhe një mekanik në fshatin Syzezë.

Aktualisht në Berat ka 871 raste aktive me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 27/12/2020 13:37

    E mer vlora, akoma se ke kuptu qe atij si rruhet shume se e ka bo per vete vaksinen ne dubai, ju tjeret ngrofuni ne diell(

    Përgjigju
  • vlora: 27/12/2020 00:10

    KEYEMINISTRI RAMA c'fare ben ti more zog gomari...shko mor merr vaksinat sa me shpejt se po vdesin njerezit si pulat....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë