Erdhi me bujë pas 9 vitesh, duke pretenduar se do fitonte titullin, por Dinamo tani është skuadra me rrezikun më të madh për të rënë nga Superliga. Situata është e pashpresë, pasi në 9 ndeshjet e fundit nëndetësja numëron 7 humbje. Momentalisht renditet e 9 me 23 pikë, 7 më pak se Egnatia që luan ‘play-off’ për të mos rënë.
“Është një rast unikal, një skuadër si Dinamo me një president që i ka dhënë gjithçka nga ana financiare. Menduam se do ishte një ekip me pretendime këtë sezon. Me atë grup lojtarësh që ka duhet të mos ishte për rënie, ndoshta mund të mos ishte për kampion, por të paktën jo për rënie,”-u shpreh Ernest Gjoka, trajner futbolli.
Vanoli është trajneri i tretë i skuadrës për këtë sezon, por sipas Gjokës zgjedhja e një italiani në pankinë kur pretendon mbijetesën është e gabuar.
“Trajneri i huaj do kohën e vet të përshtatet. Do të kutpojë se si funksion kampionati shqiptar, si funksionojnë ndeshje, si është mentaliteti ynë dhe të tjera. Mendoj se është kohë e humbur për Dinamon. Gjithsesi shpresoj dhe uroj që të rikthehet, por …”-deklaroi Ernest Gjoka, trajner futbolli.
Kur ka mbetur edhe një fazë e kampionatit për t’u luajtur çështja e titullit duket e mbyllur.
“Tirana ishte ekipi më stabël. Ekipi që ka diferencë edhe në cilësi lojtarësh. E prisja duke parë edhe mënyrën sesi u paraqit ekipi. E vetmja gjë që më ka çuditur është Vllaznia sepse edhe ajo ka një ekip cilësor,”-tha Ernest Gjoka, trajner futbolli.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
82.8%
-
Jo
13.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2911
Lajme të tjera
-
Disiplina me 'dorë të rëndë', miliona lekë gjobë Tiranës dhe Partizanit pas derbit! Dëmshpërblim edhe për 'Air Albanian'
8 Dhjetor, 13:34
-
Kategoria e Dytë i 'lë targën' Superligës, elita e Shqipërisë pa tifozë (VIDEO)
8 Dhjetor, 12:02
-
Florent Hasani në optikën e klubit ukrainas, pritet largimi në janar
8 Dhjetor, 09:55
-
GOLAT/ Partizani dhe Teuta 1-1 në 'Niko Dovana', durrsakët shtatë ndeshje pa fitore! 'Demat' katër barazime radhazi në Superligë
7 Dhjetor, 19:05
-
Zyrtare/ Vllaznia nis spastrimet, merkato e dështuar e verës sjell largimin e dytë brenda ditës
7 Dhjetor, 17:01
-
Zyrtare/ Nëntë ndeshje dhe asnjë gol, Vllaznia ndan rrugët me sulmuesin 25-vjeçar
7 Dhjetor, 15:25
-
Abilaliajt s'i del e keqja: Një buf nuk e shikonte penalltinë në derbi! Grezda? Klubi nuk mori çfarë donte
6 Dhjetor, 16:57
-
Zyrtare/ Eros Grezda largohet nga Partizani pas pesë muajsh
5 Dhjetor, 17:08
-
Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën luajnë dy skuadra të Superligës, tetë fituesit përcaktohen me një përballje
5 Dhjetor, 14:09
-
Në dy ditë dhe orare të ndryshme, kalendari i javës së 16-të në Superligë! Spikat Partizani - Skënderbeu
4 Dhjetor, 16:24
-
GOLAT/ S'ka fitues në derbi, Tirana dhe Partizani barazojnë 1-1 mes tensionit e përleshjeve! Dinamo 'fundos' Laçin, Kukësi e Teuta ndahen në paqe
3 Dhjetor, 21:21
-
'S'e kam fare mendjen te Tirana - Partizani', Edlir Tetova: Fitorja e Vllaznisë na vendos në presion
1 Dhjetor, 15:41