Mali i Zi nuk shënon asnjë vdekje nga COVID në 24 orët e fundit! Itala pëson rënie shifrash

 Mali i Zi nuk shënon asnjë vdekje nga COVID në 24 orët e fundit! Itala pëson rënie shifrash

Foto ilustruese

Shifrat e fundit të COVID kanë shënuar rënie në Itali dhe në Mal të Zi. Kjo e fundit nuk ka shënuar asnjë viktimë nga COVID në 24 orët e fundit.

Ndërkaq në Mal të Zi laboratorët kanë përfunduar analizën e 789 mostrave, ndër të cilat janë regjistruar 267 raste të reja pozitive të infeksionit COVID-19.  Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin e koronavirusit që nga fillimi i qershorit është 675, dhe që nga fillimi i vitit 684. Deri në orën 17.30 janë raportuar 234 pacientë të shëruar, ndërsa janë 9.232 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit, 11.831 raste të reja të COVID u regjistruan në Itali, që është dy herë më pak se një ditë më parë, por kishte edhe shumë më pak të testuar. Ndërsa 364 pacientë vdiqën, raporton Reuters. 67.174 njerëz u testuan, 90.000 më pak se një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë, 74.985 vdekje janë regjistruar në Itali, më së shumti në Evropë, dhe më shumë se dy milionë njerëz janë infektuar deri më tani. 22.948 pacientë u shtruan në spital, nga të cilët 2.569 janë në kujdes intensiv.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë