Rënie temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë

Rënie temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për të shaka i depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës. Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore.

Përjashtim bën dita e Hënë ku moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatare. Era me drejtim verilindje - juglindje shpejtësi 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi  10-15m/sek. Valëzimi në dete 1-3 ballë

Dita e Mart moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash. Ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.  Era me drejtim verilindje - juglindje  shpejtesi mesatare 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare sidomos në bregun verior dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive shpejtësi deri në 9-17m/sek. Valëzimi në detet 1-3 ballë

Ditët : e Mërkur e Enjte e Premte moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.  Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi 1-7m/sek. Vlëzimi në detet 1-3 ballë.

Burimi: Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë